Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tre në 4 gra nuk dinë si të reagojnë nga një reaksion alergjik i pickimit nga grerëza
English

Tre në 4 gra nuk dinë si të reagojnë nga një reaksion alergjik i pickimit nga grerëza

Tiranë, 13 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Një studim i ri paralajmëron se 3 në 4 gra nuk dinë si të veprojnë nëse fëmija e tyre vuan nga një reaksion alergjik i rëndë pas pickimit të një grerëze.

Gjetjet tregojnë se tre të katërtat, 76 për qind e nënave nuk do të dinin si ti trajtonin fëmijët e tyre nëse do të vuanin nga kjo gjë.

Ndërkohë që mbi dy të tretat, 66 % shprehen se ndihen të shqetësuara gjatë sezonit të verës për këtë problem.

Mjekët këshillojnë prindërit e tyre për të thirrur menjëherë ndihmën e shpejtë për të kërkuar ndihmë mjekësore, këshillon për ta mbajtur fëmijën e qetë, pozicioni i fëmijës duhet të jetë me këmbë lart për të rritur fluksin e gjakut.

Mbi katër të pestat , 82 % e 500 nënave të anketuara nga firma Rentokil shprehen se kanë shmangur rrezikun e pickimit.

Bashkë - themeluesi i studimit thotë: “ Grerëzat janë një ankth i vërtetë për prindërit, veçanërisht me merakun e shtuar nga reaksioni i mundshëm alergjik. Është tepër e rëndësishme të bëhen disa praktikime për të mësuar shmangien e grerëzave duke shpresuar se do të na lënë të lira për të shijuar pushimet tona të qeta, larg stresit.”

Studimet hasen me një rritje prej 13 % lidhur me shqyrtimet e vitit të kaluar duke u fajësuar shpërthimi i çerdheve të grerëzave.

Lidhur me rreziqet e kanosura, Rentokil ka krijuar një hartë interaktive në internet për ti ardhur në ndihmë të gjithëve, duke vendosur kështu pozicionet më të rrezikshme.

Thuhet se grerëzat do të bëhen më agresive nga fundi i verës për shkak se nuk do të ketë larva për to për tu ushqyer, prandaj do të kenë tendencën të kërkojnë për karbohidrate.

Kjo vlen për të këshilluar fëmijët tuaj të jenë vigjilent gjatë përdorimit të ushqimeve të paketuara të blera, sidomos në këtë periudhë.

Nëse ju apo fëmijët tuaj do të vuani nga një reaksion alergjik, drejtohuni drejt ndihmës së shpejtë mjekësore dhe më pas kërkoni ndihmën e një specialisti alergjik.”

a.k/e.t/NOA

KOMENTE