English

Vritet ushtari që ka shërbyer në Kosovë

Një ushtar francez është qëlluar për vdekje në rajonin Kapisa të Afganistanit.

Lajmin e konfirmoi vetë presidenca franceze.

Vdekja e tij çon në 74 numrin e ushtarëve francezë të vrarë në Afganistan që nga viti 2001.

Sipas burimeve ushtarake franceze, incidenti ndodhi kur ushtarët e Francës dhe të Afganistanit po kryenin një operacion kërkimi.

Ushtari i vdekur është identifikuar si Kamill Levrel.

Mësohet se 36-vjeçari ka shërbyer në Kosovë dhe në Çad, raporton radio Evropa e Lirë.

Sakaq, nga një sulm vetëvrasës në Afganistan kanë mbetur të vdekur së paku 22 persona, ndërsa janë plagosur 34 të tjerë.

Shpërthimi thuhet të ketë ndodhur në kompleksin e guvernatorit Parvan.

Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme afgane thanë se ngjarja ndodhi në kohën kur zyrtarët u takuan për të diskutuar çështjet e sigurisë.

Sipas guvernatorit të Parvanit, 16 nga të vrarët janë punëtorë të qeverisë dhe gjashtë policë.

Ministria e Brendshme në Afganistan tha se gjashtë kamikazë kishin sulmuar kompleksin së bashku me një person të armatosur.

Një vetëvrasës thuhet se hodhi vetën në erë në portën e kompleksit, duke ua mundësuar të tjerëve që të futën brenda.

Dëshmitarët thanë të kenë dëgjuar të paktën pesë shpërthime të mëdha dhe breshëri armësh pas sulmit.

Talibanët morën përgjegjësinë. Parvan ndodhet në veriperëndim të kryeqytetit Kabul.

KOMENTE