Lajme > Lajme Ditore > Korrik - Shtator 2011 > Lajmet e datës 15 Gusht 2011
 

AKKP, Çefa: Ja 107 personat që kompensohen duke nisur nga 18 gushti

Tiranë, 15 Gusht 2011 NOA/ Irma Toptani - Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ka përfunduar vlerësimin e kërkesave të subjekteve të shpronësuar për përfitimin e kompensimit në të holla të pronës së njohur për kompensim.

Elvis Çefa, Drejtor i Përgjithshëm i AKKP tha sot se në përfundim të shqyrtimit të 1012 kërkesave të administruara, kanë rezultuar përfitues gjithsej 107 subjekte të shpronësuar sipas renditjes kronologjike duke filluar nga vendimi më i vjetër në kohë. Vendimi i fundit përfitues nga ky fond daton 23 shtator 1994.

Të 107 subjektet e sipërcituara do të përfitojnë fondin prej 670 milionë lekë, i vënë në dispozicion nga Qeveria.

Subjektet të cilët kanë aplikuar për kompensim në të holla me vendime të ish-komisioneve që datojnë para datës 23 shtator 1994 dhe nuk rezultojnë fitues, janë skualifikuar kryesisht për arsye se kanë përfituar kompensim (fizik apo financiar).

Përjashtimi ka ardhur dhe si shkak se kanë pasur probleme thelbësore hartografike në vendimet e tyre, të tilla që kanë vënë AKKP në pamundësi objektive të identifikimit të pronës së njohur dhe të kompensuar

Kurse përjashtime të tjera janë bërë sepse kanë pasur mungesa në dokumentacionin legjitimues si: dëshmi trashëgimie, prokura etj. pa të cilat AKKP nuk mund të vazhdonte procedimin.

Subjektet e shpronësuara përfitues sipas listës që gjeni më poshtë, do të kenë të depozituara shumat respektive në numrat e llogarive të tyre bankare të dorëzuara në AKKP duke filluar nga data 18 gusht 2011.

“Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, falënderon me këtë rast të gjithë subjektet aplikuese për bashkëpunimin e tyre me administratën dhe për mirëkuptimin e shfaqur për përmbylljen me sukses dhe korrektësi të procesit të shpërndarjes së kompensimit në të holla për këtë vit”, - thekson z.Çefa.

i.t/NOA

LISTA E PËRFITUESVE NGA KOMPENSIMIN NË TË HOLLA PËR VITIN 2011

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Nuk ka komente të paraqitur në këtë lajm. Jini i pari që shkruani këtë.