Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ethet hemorragjike, Vasili: Nuk është epidemi, por kurohuni
English

Ethet hemorragjike, Vasili: Nuk është epidemi, por kurohuni

Tiranë, 15 gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Ministri i shëndetësisë Petrit Vasilinjë prononcim për mediat pas mbledhjes së komisionit të ekspertëve të shëndetit publik tha se, rastet me ethet hemoragjike në Shqipëri janë sporadike dhe jo në formë epidemie.

“Të gjitha rastet e paraqitura me ethet hemoragjike janë nën kontroll, por shtoi se duhet të rritet vëmendja për këtë sëmundje në të gjithë strukturat e shëndetësisë. U bëj thirrje qytetarëve të mos e neglizhojnë këtë sëmundje duke improvizuar mjekime, por tu drejtohen mjekëve për të marrë edhe ndihmën mjekësore pasi kjo sëmundje ka nevojë për kurim special”, tha Vasili.

I pyetur në lidhje me sindromën e Nilit e cila ka prekur shumë vende fqinje, ministri i shëndetësisë Vasili theksoi se në vendin tonë kjo sëmundje nuk është transportuar nga jashtë.

Shenjat e etheve hemorragjike?

Duke u nisur nga vetë emri, ethe hemoragjike merren me mend shenjat e sëmundjes, ethe dhe hemorragji. Ka patur vdekshmëri të lartë në fillimet e saj, është zbuluar si sëmundje në 1988-ën, sot nuk është më vdekjeprurëse, megji-thëse për të si për të gjitha viruset nuk ka ndonjë mjekim specifik. Njihen disa lloje të etheve hemoragjike, në Ballkan qarkullojnë dy. Përcillet nga kafshët te njeriu, por atë mund ta përcjellë dhe një i sëmurë. Transmetimi bëhet me kontakt të ngushtë. a.q/NOA

KOMENTE