Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OSBE: Vendimet e Kolegjit, të paqarta për numërimin e fletëve të gabuara
English

OSBE: Vendimet e Kolegjit, të paqarta për numërimin e fletëve të gabuara

Tiranë, 15 gusht 2011, NOA – Vendimet e Kolegjit për Tiranën dhe numërimin e votave të gabuara ishin të argumentuara me një gjuhë të paqartë. Ky është vlerësimi që raporti përfundimtar i OSBE./ODIHR për zgjedhjet vendore të tetë majit jep për zgjedhjet e tetë majit. Në 36 faqet e raportit, i kushtetohet një rëndësi e veçantë procesit në Tiranë ku dha analizohet procedura e ndjekur nga institucionet e vendit.

“Më 13 qershor, Kolegji Zgjedhor vendosi të pranojë pjesërisht ankesën për të anuluar vendimet 710 dhe 711 dhe urdhëroi KQZ-në për të hapur kutitë e votimit, dhe për të rinumëruar dhe rivlerësuar vota e hedhura gabim. Me një gjuhë ambigue dhe të paqartë, vendi zgjeroi hetimet për votat e gabuara që u vlerësuan të pavlefshme nga ana e KZAZ-ve”, thuhet në raportin e OSBE/ODIHR.

Në raport vlerësohet dhe mënyra sesi Kolegji Zgjedhor dha vendimet. Sipas raportit vendimet për Tiranën u shoqëruan nga “kontradikta dhe mos përputhje”.

***

OSCE/ODIHR në Raportin Final për Zgjedhjet Vendore të 8 majit 2011 fillimisht flet për 21 janarin ku pas një demonstrate të opozitës që degjeneroi në dhunë, katër protestues mbetën të vrarë nën rrethana që ende janë nën hetim.

Raporti vlerëson se pas kësaj ngjarjeje, situata politike në vend në kuadrin e zgjedhjeve ishte shumë e polarizuar.

Kurse vlerësohet se pati më pak abuzime dhe më pak përfshirje të administratës shtetërore në procesin zgjedhor.

Në raport thuhet se në 384 njësitë zgjedhore gjatë ditës së votimit procesi ishte i rregullt dhe i kënaqshëm, por u vërejtën parregullsi të lokalizuara.

Raporti thekson se gara më e fortë ishte ajo e Tiranës mes kryebashkiakut për 11 vjet me radhë, kreut të PS Edi Rama dhe rivalit të tij demokrat, ministrit të Brendshëm të dorëhequr, Lulzim Basha.

Reagon Berisha

Publikimi pasditen e sotme i raportit të OSBE/ODIHR ka shtyrë kryeministrin Sali Berisha të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

“Ky raport është objektiv dhe është frymëzues për zgjedhjet e ardhshme”, - tha Berisha.

Kurse shtoi: “Raporti, me një kthjelltësi të kristaltë i vlerësoi zgjedhjet vendore të majit si zgjedhje kompetitive, si zgjedhje transparente dhe si zgjedhje aspektet pozitive të të cilave kanë hedhur bazat për progresin në të ardhmen”.

Më tej kryeministri tha: “Raporti vlerëson zgjedhjet e 8 majit si zgjedhje kompetitive. Kompetiviteti është shtyllë kryesore e ndershmërisë dhe lirisë së zgjedhjeve”.

Sipas Berishës, “Kompetiviteti qëndron para së gjithash në të drejtën e të gjithë kandidatëve për garë elektorale të barabartë para qytetarëve. Raporti vlerësoi vendimin e Këshillit të Ministrave për të ndaluar të gjitha mjetet e administratës publike në garën elektorale. Dhe kjo ishte hera e parë në këto 20 vite që vendosej ky raport.

“Ekipi i ODIHR i vlerëson zgjedhjet si transparente dhe kjo i bën nder të gjithë sistemit zgjedhor. Kjo është meritë e veçantë e këtij sistemi”, tha kryeministri duke shtuar se në këtë mënyrë u tregua se funksionoi shteti ligjor, për votim dhe numërim transparent.

“Ndaj këto zgjedhje e merituan të vlerësohen si zgjedhje transparente”, tha Berisha.

KOMENTE