Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Duhani dhe çamçakëzi, ndërthurja që rrezikon fëmijën tuaj
English

Duhani dhe çamçakëzi, ndërthurja që rrezikon fëmijën tuaj

Tiranë, 16 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi – Mamatë që përdorin çamçakëzin me nikotinë për të lënë duhanin gjatë shtatzënisë vënë në rrezik bebin përpara lindjes.

Mjekët theksojnë se “mamatë që përdorin çamçakëzin për të mënjanuar ose hequr dorë nga vesi i tyre, e dëmtojnë fëmijën e tyre që përpara lindjes”.

Ata thonë se substanca problematike është zhytur nga fetusi dhe kjo mund të shkaktojë probleme të zemrës dhe tension të lartë më vonë.

Studiuesit amerikanë dyshojnë se nikotina shkakton kimikate të dëmshme për të formuar enët e gjakut të foshnjave, të cilat nuk janë në gjendje të funksionojnë siç duhet, e kështu çon në presionin e lartë të gjakut dhe probleme të zemrës.

Gratë që konsumojnë duhan, kërkojnë një forcë të madhe për të hequr dorë gjatë shtatzënisë, pasi pirja e saj shkakton një sërë dëmesh për fëmijën si : lindje e parakohshme, deformime, sëmundje gjatë fëmijërisë etj.

Edhe pse mjekët përpiqen të këshillojnë për heqjen dorë si të duhanit ashtu edhe të çamçakëzëve me nikotinë, shumë e gjejnë tepër të vështirë, gati të pamundur.

Edhe në pakon e çamçakëzëve thuhet se nuk duhet të merren nga gratë shtatzëna dhe nga personat qe vuajnë nga sëmundjet e zemrës, të mëlçisë dhe të veshkave.

a.k/e.t/NOA

KOMENTE