Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Eliza Dushku “pajton” Berishën me Topin
English

Eliza Dushku “pajton” Berishën me Topin

Tiranë, 16 Gusht 2011 NOA/ Ariola Ymeraj – Eliza Dushku është futur në mes të Berishës dhe Topit duke bërë që ata të “pajtohen” së paku për të ndarë dhuratën që i bënë aktores së njohur hollivudiane me origjinë shqiptare.

Ndërsa Presidenti i Republikës i dha para pak ditësh shtetësinë shqiptare Elizës, një kompetencë kjo ekskluzive e tij, ishte kryeministri Berisha ai që i dorëzoi mbrëmë aktores, pasaportën biometrike që kishte kërkuar aktorja në një seri filmash kryesisht komercialë të tipit horror dhe thriller

Kryeministri dha një pritje për aktoren e mirënjohur të Hollivudit, me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, e cila po zhvillon në Shqipëri një vizitë disaditore, me qëllim realizimin e një dokumentari që do të promovojë në botë Shqipërinë.

Berisha i dorëzoi Eliza Dushkut pasaportën biometrike dhe kartën e identitetit, pas kërkesës së saj për t’u pajisur me shtetësinë dhe dokumentet shqiptare të identifikimit. Ajo u shpreh se ndjehej krenare që tashmë zotëronte edhe pasaportën shqiptare.

Më pas, biseda vazhdoi e ngrohtë rreth Shqipërisë, bukuritë e së cilës tërheqin çdo vit e më shumë vizitorë të huaj, zhvillimit të vendit dhe veçanërisht, turizmit.

Zonja Dushku e njohu Kryeministrin me vizitat që ajo kishte zhvilluar në disa qytete të vendit, nga jugu në veri dhe impresionet e saj gjatë këtij udhëtimi, të cilin ajo e cilësoi mbresëlënës dhe që i mundësoi të njihej me natyrën, historinë, traditat, artin dhe kulturën shqiptare. Ajo shprehu entuziazmin që ndodhej në Shqipëri për një qëllim të tillë.

Kurse Berisha shprehu kënaqësinë që aktorja e mirënjohur ishte pjesë e projektit për realizimin e dokumentarit që promovon Shqipërinë turistike, historinë, traditat dhe potencialet e saj.

Kryeministri tha se edhe kjo iniciativë do të jetë një kontribut i çmuar për bërjen të njohur edhe më gjerë të bukurive të Shqipërisë dhe promovimin e turizmit shqiptar, e cila këtë vit është shpallur nga Lonely Planet si një ndër destinacionet kryesore turistike të botës. Shqipëria, tha Kryeministri, me peisazhin e saj unik, ku ndërthuren malet me detin dhe liqenet, po bëhet një destinacion gjithnjë e më i preferuar për turistët e huaj, që edhe këtë vit kanë vizituar në një numër shumë të lartë Shqipërinë.

“Ne kemi bërë investime të mëdha për të mbështetur zhvillimin e turizmit në infrastrukturën rrugore, sikundër po ndërtojmë impiante të fuqishme për pastrimin e ujërave, kemi ndërmarrë nisma fiskale për përjashtimin nga taksat për një periudhë disavjeçare për ata që investojnë në zonat turistike malore dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që bukuritë shqiptare të bëhen gjithnjë e më të prekshme për këdo”, tha Berisha.

a.y/e.t/NOA

KOMENTE