Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI, Vasili: OSBE kërkon të ulemi në tryezë (VIDEO)
English

LSI, Vasili: OSBE kërkon të ulemi në tryezë (VIDEO)

Tiranë, 16 Gusht NOA/ Ariola Ymeraj – Nëse ka parti më të interesuar që të ketë ndryshime të reja në Kodin Zgjedhor, ose më saktë të eliminohen ndryshimet e bëra pak vite më parë nga marrëveshja PD-PS, ajo është Lëvizja Socialiste për Integrim.

Nënkryetari i saj, njëherazi ministër i Shëndetësisë, Petrit Vasili, doli sot para mediave duke shfrytëzuar 27 rekomandimet e bëra në raportin e OSBE/ODIHR.

“Të gjithë shqiptarët janë ndjerë mirë, kur kanë lexuar vlerësimin e raportit, që procesi i numërimit ishte i mirë dhe zgjedhjet ishin në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR dhe standardet ndërkombëtare”, - tha Vasili.

Vasili bëri një apel ndaj thirrje partive politike që “të mos humbin kohë për fillimin e reformës zgjedhore, por të ulen në tavolinë për përmirësimin e Kodit Zgjedhor”, - duke vlerësuar se kjo është një kërkesë e OSBE/ODIHR.

Vasali tha se partia që bashkëdrejton i mbështet rekomandimet e dhëna tek raporti i OSBE/ODIHR dhe shtroi nevojën për një “reflektim të shpejtë dhe të menjëhershëm”.

a.y/e.t/NOA

257

KOMENTE