Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti, PS: OSBE ngeli në klasë Berishën
English

Raporti, PS: OSBE ngeli në klasë Berishën

Lexoni reagimin e plotë të partisë kryesore në opozitë publikuar përmes e nënkryetarit të grupit parlamentar të PS Saimir Tahiri

Tiranë, 16 Gusht 2011 NOA/ Ariola Ymeraj – Partia Socialiste reagoi sot lidhur me raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 8 majit duke vlerësuar se dje ndërkombëtarët ngelën në klasë Sali Berishën.

“Raporti i djeshëm përbën certifikatën e dështimit spektakolar të qeverisë për t’i dhënë qytetarëve dhe vendit zgjedhje të lira e të ndershme, në përputhje me standardet më minimale demokratike të pranuara nga bota e qytetëruar. Aq më keq, raporti e thotë qartë se rezultati për Tiranën, nuk bazohet në ligj, por në vendime të KQZ dhe Kolegjit kontradiktore, të pambështetura në ligj, dhe politikisht të motivuar”, - tha nënkryetari i grupit parlamentar të PS Saimir Tahiri.

Kurse më tej komentoi dhe reagimin e z. Berisha: “Ngërdheshja tërësisht e pajustifikuar e djeshme e Kryeministrit, në të kundërt, përbën medaljen e vyshkur që Sali Berisha vrapoi ta ngulte në gjoksin e vet si arritjen imagjinare të radhës, njëlloj siç përpiqet tu shesë shqiptarëve tufa gënjeshtrash me arritje në ekonomi e në reforma, e që të tilla mbeten vetëm në kokën e Saliut”.

Sipas Tahirit, Raporti në asnjë faqe të tij, nuk i ka klasifikuar këto zgjedhje as si të lira, as si të ndershme.

“Nuk i ka klasifikuar këto zgjedhje as si përmbushje e standardeve, qoftë edhe të pjesshme, siç ka deklaruar në të kaluarën. Të gjitha shqetësimet e ngritura nga Partia Socialiste para ditës së zgjedhjeve, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë numërimin dhe tabulimin e rezultatit, janë pasqyruar në raport të plota dhe të vërteta, duke ngritur shqetësime dhe më të mëdha jo vetëm për dështimin e paralajmëruar të zgjedhjeve të 8 majit, për të cilin u bëmë të gjithë dëshmitarë, por edhe për premisat e forta që zgjedhje të manipuluara e delegjitimuara të bëhen praktikë e konsoliduar e shumicës pa legjitimitet”.

Për partinë më të madhe të opozitës, Raporti konstaton se listat kishin mospërputhje, shtesa e dublime të cilat arrinin deri në disa mijë votues vetëm në Tiranë. Konstaton se pushteti ushtroi presion dhe kërcënim të organizuar ndaj administratës publike dhe punonjësve buxhetorë, duke i detyruar jo vetëm të marrin pjesë në mitingjet e PD, por edhe të votojnë kandidatët e partisë në pushtet. Konstaton se procesi i votimit ishte i parregullt dhe në shkelje të ligjit në më shumë se 10% të QV, çka sipas raportit, është më keq sesa në zgjedhjet e vitit 2009.

Votimi në grup, votimi më shumë se një herë, presioni dhe kërcënimi për të votuar një parti, ishin shenjat e konstatuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Për të mos folur pastaj për konstatime të tilla si “mbushja e kutive”, fenomen që sipas raportit u konstatua gjatë këtyre zgjedhjeve duke rikthyer praktikat zgjedhore që kishte vite nuk zinin më vend në raportet e partnerëve ndërkombëtarë. Sipas raportit, KQZ u soll si institucion partiak, me vendimmarrje të motivuara nga interesat politike e me veprimtari të pambështetur në ligj. Numërimi i votave të gjetura në kutinë e gabuar, cilësohet nga raporti si një procedurë që ndryshoi praktikën e konsoliduar të ndjekur deri në përfundimin e numërimit dhe për votën e fundit në Tiranë.

Tahiri citoi më tej se sipas Raportit, numërimi i fletëve të gjetura në kutinë e gabuar ishte i parapërgatitur, i pambështetur në ligj, dhe i motivuar në shërbim të interesave politike. Sipas raportit, në përfundim të numërimit të rregullt të votave, fitues ishte Edi Rama me 10 vota, edhe pse KQZ nuk e shpalli siç duhet të bënte.

“Kjo procedurë cënoi kredibilitetin dhe paanshmërinë e KQZ, duke e kthyer në një institucion të komanduar nga partia shtet. Vetë vendimet e Kolegjit Zgjedhor cilësohen nga raporti si kontradiktore, në kundërshtim me njëra tjetrën dhe që nuk i dhanë zgjidhje efektive problemeve që dolën gjatë këtyre zgjedhjeve”, - tha Tahiri.

Kurse më tej nënvizoi: “Vend të veçantë kanë vendimet e Kolegjit për Tiranën, të cilat në analizën e raportit, janë njëlloj kontradiktore, duke shënuar vendime të ndryshme për të njëjtat situata, çfarë hedh hije të rënda dyshimi për vendimmarrjen e komanduar politikisht edhe në Kolegjin Zgjedhor. Pra, vlerësimi i arbitrit ndërkombëtar është një nënvizim i asaj kemi thënë që në fillim se kryetari i BT nuk ka legjitimitet. Sigurisht që ne nuk presim që ai të japë dorëheqjes sepse nuk e ka dhënë as kur grabiti miliona euro, as kur mori pjesë në vrasjen e protestuesve të opozitës, por ashtu sikundër nuk presim që të japë dorëheqjen as banda e Saliut në KQZ me në krye Ristanin, të gjithë me përgjegjësi themelore për shkatërrimin e zgjedhjeve në Tiranë”.

Në këtë pikë, opozita mendon se “në çdo vend tjetër, të gjithë këta do jepnin dorëheqjen duke pritur ndëshkimin e ligjit, ashtu sikundër edhe Saliu si orkestrues i kësaj farse manipulative të procesit zgjedhor. Të gjitha këto konstatime të Raportit të OSBE ODIHR e shumë të tjera, shënojnë pikën më të errët në historinë e zgjedhjeve që pas vitit 2005, duke klasifikuar përkeqësime drastike nga zgjedhjet në zgjedhje, dështime këto të të njëjtit përgjegjës, Kryeministrit Sali Berisha. Ashtu siç arriti ta klasifikojë Shqipërinë në vendin e vetëm të lënë jashtë dyerve të BE për mungesë të përmbushjes së reformave, po njëlloj Kryeministri Berisha, arriti ta klasifikojë Shqipërinë në vendet me zgjedhje të manipuluara që nuk përmbushin standardet demokratike, ku opozita garon me shtetin bërë njësh me partinë në pushtet, ku mbushen kutitë e kërcënohet administrata, ku KQZ manipulon me komandë politike e Kolegji e drejtësia vulosin po njëlloj”.

PS shprehet se e vlerëson këtë raport si plotësisht objektiv, i cili ka qëmtuar deri në fund problemet e rënda që ka procesi zgjedhor në Shqipëri duke dhënë rekomandime të vyera. Ndryshe nga raporti i vitit 2009, i cili evidentonte problemet duke i vënë njëkohësisht kapak vjedhjes nëpërmjet frazave të rrumbullakosura, raporti i djeshëm nuk lë asnjë shteg për ti shpëtuar përgjegjësive apo për të mbuluar gropat e zeza të procesit zgjedhor.

“Ajo që PS dhe opozita kanë ngritur me forcë 2 vite me radhë për mosfunskionimin e zgjedhjeve, tashmë përbën një fakt të pranuar botërisht. Raporti e thotë troç se me këtë KQZ e këtë Kolegj, nuk mund të bëhen më zgjedhje në Shqipëri, duke konfirmuar të gjitha pretendimet e ngritura nga opozita. PS është e gatshme të bashkëpunojë për një reformë tërësore që të garantojë përfundimisht zgjedhje të lira e të ndershme”, - deklaroi z.Tahiri.

Ai përfundoi duke thënë se opozita i është mirënjohëse misionit të ODIHR, vëzhguesve ndërkombëtare dhe kreut të Misionit Jonatan Stonestreet, duke ritheksuar gatishmërinë tonë për të kontribuar duke ofruar një bazë solide për të kryer reformën e zgjedhjeve në Shqipëri.

“Në këtë pikëpamje, - tha Tahiri, - raporti është një bazë e mirë për këdo që dëshiron ta ndryshojë përmbajtjen e procesit zgjedhor duke garantuar zgjedhje të lira e të ndershme në përmbushje të plotë të standardeve demokratike”.

a.y/e.t/NOA

KOMENTE