English

Gaqo Dumka rrëfehet: PO, e vrava Lilianën, ja arsyet pse e bëra

Korçë, 17 Gusht 2011 NOA/ Alba Filipi – Rrëfehet Gaqo Dumka: Po unë e vrava Lilianën dhe unë e fsheha tjetërkund trupin e kund tjetër kokën që të fshihja gjurmët.

Pohimin tronditës, 84-vjeçari i pafytyrë e ka bërë pak minuta pasi doli nga gjykata e Korçës ku deklaroi të kundërtën: “Po vete 90 vjeç dhe kriminel ndonjërit nuk i jam bërë”.

Madje Dumka trilloi edhe këtë: “Ishin tre djem që erdhën në shtëpi tek unë pasi në 01.30 të natës kishte ardhur Liliana, e morën, e vranë, i copëtuan trupin dhe më urdhëruan mua që ta hedh te plehrat”.

Zhvillimet e reja të pasdrekes së sotme erdhën strukturat e sektorit të krimit kundër personit të Drejtorise e Policise Qarkut Korçë, kane vazhduar kërkimet intensive për gjetjen e pjeses trupore te gjymtuar konkretisht te kokës, së kufomës se shtetases Liljana Arapi.

“Kërkimet jane bere mbi bazen e informacioneve ne lidhje me vendet qe frekuentoheshin dhe njiheshin mire prej autorit, kryesisht ne periferi te qytetit te Korçës, midis fabrikës Birra Korçë dhe vendit te quajtur “Çezma e Shetros”, - i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare nga policia në drejtorinë rajonale Korçë.

Pak pas seancës gjyqësore, ku Gjykata e Rrethit Korçë kishte dhënë vlerësimin e mases se sigurise per Gaqo Dumka, e konkretisht masen “Arrest ne burg”, ne nje prej shkurreve rreth 300 m ne veri te fabrikes Birra Korça, eshte gjetur nje thes plastik i ngjashëm me thaset ku ishte paketuar kufoma e gjymtuar, jane vërejtur njolla gjaku dhe tufa flokësh te cilat dyshohen te jene te viktimes.

Menjehere pas konstatimit jane bere kërkime ne zonen ku u gjeten keto mbetje dhe nderkohe ne ambjentet e burgut te Drenoves, ne bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Korçë eshte marre ne pyetje Gaqo Dumka.

Pasi i eshte prezantuar situata, ka pohuar plotesisht vrasjen, duke pretenduar se viktima i ka shpenzuar nje shume prej 3.000.000 lekesh te vjetra, gje e cila e ka shtyre ne vrasjen e saj. Po ashtu ai ka filluar te pranoje faktin e hedhjes se kokes se viktimes.

Gaqo Dumka ka shpjeguar se kete pjese te trupit te viktimes e ka hedhur te pambuluar ne nje shkurre, vendin e se ciles nuk e mbante mend saktësisht.

Në vendin ku u be i mundur gjetja e thesit, pjese te tij ishin te copëtuara çka krijon dyshimin se gjate ketyre diteve, pjesa e kokes nga ky thes te jete marre prej kafshëve mishngrënëse dhe te jete transportuar ne vende te tjera, - i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare nga policia e Korçës.

Gjithsesi policia tha se në lidhje me kete ngjarje forcat e policise po punojnë intensivisht per gjetjen e plote te pjesës se gjymtuar qe i mungon kufomës së shtetases Liljana Arapi.

249 Nga kampet e përqendrimit në masakrimin e 42-vjeçares, në gjykatë Gaqo Dumka (VIDEO)

I dyshuari mohoi në gjyq të ketë kryer ai vrasjen, thotë se vetëm ka fshehur trupin. Tregon vendin ku ka fshehur kokën, gjenden vetëm flokë dhe mbetje të tjera

Prej shumë vitesh merrte pension ushtarak dhe këtë e përfitonte nga Ministria e Mbrojtjes pasi ishte një ndër të paktët shqiptarë të cilët ishin viktima të kampeve të përqendrimit ku nazistët gjermanë kryenin tortura çnjerëzore.

Por ato që Gaqo Dumka ndoshta ka parë dhe përjetuar në Gjermani, ndodhën më 12 gusht të këtij viti, duke tronditur opinionin publik mbarëshqiptar.

Liliana Arapi u gjend e masakruar në orën 23.00 të 12 gushtit, me trup të copëtuar futur në dy thasë, në një pikë grumbullimi plehrash afër fshatit Ravonik të rrethit Korçë.

E pranë trupit të ndarë në shtatë copa, gjendeshin dhe rrobat e saj futur në një qese.

Kurse koka e 42 vjeçares që vetëm dy ditë më pas u identifikua kush ishte, deri në këtë mesditë të 17 gushtit nuk është gjetur. Burime zyrtare policore i thanë agjencisë NOA se në vendin e quajtur “Çezma e Shetros”, i dyshuari ka deklaruar sot se ka hedhur në një thes të tretë, kokën e të ndjerës.

Para pak minutash policia e Korçës e ndihmuar dhe nga ekspertë që mbërritën nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka rrethuar zonën e supozuar.\në të vërtetë janë gjetur gjurmë gjaku dhe flokësh të të ndjerës, por ende nuk ka shenja të kokës që Dumka tha se ka hedhur në një shkurre atypari.

Gjykata e Rrethit të Korçës ka dhënë masën e sigurisë së arrestit me burg deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor dhe dhënies së vendimit, për 84-vjeçarin Gaqo Dumka i cili akuzohet se masakroi me thikë 42-vjeçaren Liliana Arapi.

Në seancën e sotme të vlerësimit të masës së sigurisë, 84-vjeçari jo vetëm që nuk ka pranuar autorësinë e vrasjes dhe përçudnimit të kufomës por edhe ka deklaruar se ishin tre djem ata që në të vërtetë e kanë vrarë Liliana Arapin.

Sipas tij tre personat e vranë me thikë 42-vjeçaren në shtëpinë e tij në lagjen nr 5 të qytetit të Korçës dhe më e detyruan atë të hedhë trupin e saj të copëtuar, në pikën e plehrave në Ravonik.

Për më tepër, Dumka akuzoi policinë dhe organin hetimor të prokurorisë duke thënë se punonjës të tyre e kishin detyruar përmes presionit që të pranojë se ishte ai vrasësi i 42 vjeçares.

Ndërkohë familjarët e 42-vjeçares Liliana Arapi kanë tërhequr nga morgu i spitalit të Korçps trupin pa kokë për të kryer ceremoninë mortore. Ata kanë përcjellë në banesën e fundit arkivolin duke kryer varrimin e të ndjerës.

a.f/e.t/NOA

251

KOMENTE