Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Minatorët e Bulqizës në ditën e 24 të grevës
English

Minatorët e Bulqizës në ditën e 24 të grevës

Bulqizë, 17 gusht, NOA – Minatorët e Bulqizës kanë hyrë sot në ditën e 24 të grevës së urisë. Ende nuk ka një marrëveshje mes minatorëve dhe përfaqësuesve të firmës koncensionare, ACR për pagat dhe kushtet e kërkuara.

Sot, në ambientet e minierës ku zhvillohet në kushte mjaft të rëndë greva e urisë, kanë mbërritur dhe specialistët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN). Mësohet se specialistët do të vlerësojnë dëmin e shkaktuar në minierë pas ndërprerjes së punës, si pasojë e grevës.

Ndërkohë që në lidhje me grevën, institucionet shtetërore kanë mbajtur një rol asnjanës, duke kërkuar vetëm arritjen e një marrëveshje, në bazë të legjislacionit në fuqi për koncesonanet dhe kontratat e punës mes ACR dhe minatorëve.

Kërkesa kryesore e minatorëve është; rritje page nga 20-40 për qind, përmirësim të kushteve të punës, uljen e moshës së pensionit si dhe largimin e drejtorit të minierës së Bulqizës.

a.k/NOA

KOMENTE