Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një solucion që të parandaloni rrudhat, por edhe të mbroheni nga kanceri
English

Një solucion që të parandaloni rrudhat, por edhe të mbroheni nga kanceri

Ja se si kremi i diellit me përbërës kafeine mund të parandalojë shfaqjen e rrudhave dhe kancerit të lëkurës

Tiranë, 17 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Shkencëtarët besojnë se një krem dielli i cili përmban kafeinë mund t’ju ndihmojë së tepërmi në shëndetin tuaj.

Ata thonë se kremi i diellit, i bërë nga çokollata, kafja ose çaji mund të ndihmojë njerëzit për t’u mbrojtur nga forma më e zakonshme e kancerit të lëkurës dhe duke marrë në të njëjtën kohë një shkëlqim prej bronzi. Nëse këto avantazhe nuk ju mjaftojnë, ky krem me këto përmbajtës mund t’ju ndihmojë gjithashtu në parandalimin e rrudhave.

Mendimi tërheqës vjen nga shkencëtarët amerikanë, të cilët kanë treguar se kafeina shkakton vdekjen e qelizave të dëmtuara UV (Ultraviolet), duke i lënë ato të shëndetshmet dhe të padëmtuarat. Për të testuar idenë se kafeina ofron mbrojtje, duke ndërhyrë me anë një proteine të lëkurës, ​​të quajtur ATR, studiuesit morën si shembull për studim disa minj, gjenetikisht të studiuar më parë dhe që përmbanin më pak proteina, të quajtura ATR, sesa normalja.

Minjtë, të marrë për studim, ishin vendosur nën disa llamba me rreze UV.

Rezultatet treguan se ata të cilët kishin sasi më të ulët në vitamina ATR, kishin më pak gjasa për t’iu zhvilluar kanceri i lëkurës.

Pas 19 javësh, minjtë e marrë në studim, kishin 70 për qind më pak gjasa që kanceri i zhvilluar të depërtonte në lëkurë.

Studiuesit e Universitetit Rutgers në New Jersey, thanë se qelizat kanë nevojë për të riparuar dëmin ATR dhe nëse sasia nuk është e mjaftueshme, ata vetë-shkatërrues, do të shkaktojnë shfaqjen e ndonjë kanceri në rrënjë. Kafeina ul nivelet e ATR dhe shtyjnë qelizat e dëmtuara drejt vetëvrasjes.

Shkencëtarët realizuan dhe studimin më të madh, duke përfshirë 93.676 gra. Ata arritën në përfundimin se secili filxhan i kafesë së përditshme që konsumojmë, ka fuqinë të ulë shanset e kësaj forme të kancerit me 5 për qind. E për ata që konsumojnë çajin, kjo do të thotë se gjashtë gota çaj në ditë do të reduktonin rrezikun e sëmundjes me pothuajse një të tretën.

Pavarësisht nga këto rezultate, studiuesit thonë se njerëzit nuk duhet të fillojnë të konsumojnë një sasi të madhe të çajit apo kafesë. Kjo mund të bëhet vetëm nëse qëndroni në diell për një kohë të gjatë.

Por studiuesit thanë se zbulimi i tyre i fundit, mund të përdoret për të krijuar një krem me përbërës kafeinash, i bazuar për përdorimin nga dielli.

Si një bonus i shtuar, kafeina thith rrezet Ultraviolet, parandalon lëkurën nga dëmtimi dhe nga shfaqja e rrudhave. Ajo gjithashtu jep edhe një pamje prej bronzi si dhuratë për lëkurën tuaj.

Profesori Doth Bennett, nga Universiteti i Londrës, tha: "Kafeina mund të nxisë shfaqjen në diell, pasi kjo familje e molekulave stimulon qelizat pigment për të bërë më shumë pigment."

Megjithatë, ai paralajmëroi se mbetet i paqartë efekti i këtij kremi dielli, nëse mund ta parandalojë plotësisht parandalimin e vdekjes për shkak të kësaj sëmundjeje.

a.k/e.t/NOA

KOMENTE