Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turizmi komunist, në Rumani një tour i veçantë në vendet ku jetoi dhe vdiq Çaushesku
English

Turizmi komunist, në Rumani një tour i veçantë në vendet ku jetoi dhe vdiq Çaushesku

Bukuresht, 17 gusht, NOA – Mund t’ju duket e çuditshme, por ja që është e vërtetë. Ai mban emrin “turizmi komunist” dhe është një nismë e veçantë e ndërmarrë nga qeveria rumune për të evokuar të gjitha vendet ku jetoi dhe madje vdiq ish-diktatori komunist, Nikolae Çaushesku.

Ndërsa në Shqipëri, jemi mësuar të dëgjojmë së fundmi fjalët “turizmi kulturor”, “turizmi historik” etj, në vendin tjetër ballkanik, ka lindur termi i ri “turizmi komunist”.

Ka qenë vetë Elena Udrea, ministrja rumune e Turizmit, e cila ka bërë me dije publikisht se turizmi këtë vit në vendin e saj po i kushton një vëmendje të veçantë rikthimit tek elementët e diktaturës komuniste.

"Përsa i përket turizmit, është një gjë e madhe për të shfrytëzuar vendet ku ish-diktatori jetonte vitet e fundit. Madje edhe vendi ku ai u qëllua. Ne duam t’u japim kështu vlerë detajeve të jetës së tij, pasi ato paraqesin për turistët një interes të madh", tha Elena Udrea për mediat rumune.

Ministrja ka arsyetuar gjithashtu se njerëzit tashmë e kanë kaluar fazën e zemërimit kundër diktaturës dhe se ata janë tashmë të interesuar për elementët e saj.

"Ne jemi tani duke punuar në një rajon që lidhet me jetën e Çausheshkut, si edhe një tjetër të lidhur shumë me komunizmin dhe diktaturën", tha më tej Elena Udrea.

Sipas tij, historia perëndimore e Çausheskut është interesante, në qoftë se dimë që ta shesim mirë.

Dhe këtu vjen roli për të krijuar histori, duke ditur që ta shesim si produkt.

Në fund, ministrja rumune e Turizmit deklaroi se turistët kinezë janë më të interesuarit për “Çaushesku Tour”.

“Ata janë shumë të interesuar në përgjithësi për gjithçka që është e re, por meqë vijnë nga një shtet komunist, ata janë edhe të interesuar për gjithçka që ka qenë e kuqe, pasi i quajnë gjurmët e komunizmit”, shtoi Elena Udrea.

n.e/NOA

KOMENTE