Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Asad: Kam ndaluar operacionet ushtarake
English

Asad: Kam ndaluar operacionet ushtarake

Siri, 18 gusht, NOA - Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, i ka thënë kreut të OKB-së, Ban Ki-mun, se operacionet ushtarake dhe policore kundër protestuesve janë ndaluar.

Në deklaratën e Kombeve të Bashkuara thuhet se Asadi pohoi një gjë të tillë gjatë një bisede telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm.

Njoftimi vjen pas raportimeve se shefja për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillaj, do t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të OKB-së të referojë regjimin sirian para Gjykatës Kriminale Ndërkombëtare, për hetimin e mizorive të dyshuara ndaj protestuesve.

Këshilli i Sigurimit pritet të mbajë një sesion me dyer të mbyllura për Sirinë, sotNju Jork.

NOA/RFE

KOMENTE