Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Kundërshtarët e regjistrimit, mjeranë politik që si kanë merituar postet
English

Berisha: Kundërshtarët e regjistrimit, mjeranë politik që si kanë merituar postet

Tiranë, 18 gusht, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka përsëritur sot gjatë mbledhjes së qeverisë dobinë që ka regjistrimi i popullsisë. Sipas tij, zbatimi i plotë i ligjit të regjistrimit do të mundësojë që shqiptarët të kenë tejigstra të sakta.

“Në regjistrin e këtij vendi duhet të ekzistojë realiteti shqiptar i vitit 2011. Ky realitet është i kundërt me atë që e nxijnë kollagjerët dhe çakejtë”, tha Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë.

Në deklaratën e tij, Berisha ka sulmuar ashpër përfaqësuesit publik që janë kundër këtij regjistrimi. Ai u shpreh se këta persona nuk i kanë merituar postet që mbajnë. Ndërkohë që ka shtuar se të dalësh kundër regjistrimit është sharlatanizëm politikë.

“ E kundërshtojnë këtë projekt, sepse do të nxjerrë gjithë pasurinë që kanë kapur shqiptarët. Këta janë sharlatanë të vërtetë, mjeranë politikë. Haxhi Qamilër me 100 flamuj, që duan t’i trembin shqiptarët me identitetin tyre. Sepse për shkak të mandateve që u bien do të munden të kacavirren në kurriz të tyre”, tha Berisha për ata që i cilësoi frymëzues të fushatës kundër regjistrimit. Berisha theksoi se është e pakuptimtë që të kundërshtohej procesi i regjistrimit.

“Unë e kuptoj që mund të kundërshtosh kryeministrin shqiptar edhe ta shpallësh atë të vdekur për të ngushëlluar vetën tende. Unë e kuptoj që të kundërshtosh projekte, por nuk kuptoj si mund të kundërshtosh regjistrimin e qenies tënde. Ky është një interes madh kombëtarë”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE
  • jari12:52 - 18 Gusht 2011
    Te besh regjistrimin e popullesise eshte nje detyre e shtetit dhe nje gje plotesisht normale dhe mendoj qe regjistrimi i total i popullesise te behet siç behet edhe ne disa vende te bashkimit europian te pakten nje here ne dhjete vjet, ndersa per mendimin tim regjistrimi statistikore i popullesise ne asnje rast nuk duhet perfshire perkatesia fetare fetare, pasi ne Shqiperi nje nga virtytet me te mira edhte respekti per besimin fetare, atehere perse na u deshka qe me patjeter ta dime sa ka nje apo nje besim tjeter ?. Kjo per mua si intelektual nuk ka asnje rendesi. Nese duhet te dime perberjen fetare ne perqindje, kete ta bejne studiuesit qe merren me keto probleme.