Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vendimi- Ja sa rriten pagat e mjekëve të familjes dhe infermierëve
English

Vendimi- Ja sa rriten pagat e mjekëve të familjes dhe infermierëve

Tiranë, 22 gusht 2011, NOA- Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve për Kujdesin Shëndetësor, Elvana Hana deklaroi se duke filluar nga 15 korriku do të rriten pagat e mjekëve të familjes.

Ky vendim u miratua sot nga këshilli administrativ i ISKSH për mjekët e familjes dhe të gjithë stafin e qendrave shëndetësore në mbarë vendin.

Sipas Hanës rritja e pagave shkon nga 2-5% në varësi të pozicionit gjeografik të tyre.

Hana, u shpreh gjithashtu se tashmë janë shpërndarë pagesat për performancë për mjekët e qendrave shëndetësore, të cilët kanë bërë një punë të lavdërueshme duke realizuar treguesit në masën 84%.

Me poshtë ndryshimi i pagave të personelit të qendrave shëndetësore:

a)Pagat e mjekëve të përgjithshëm të familjes

Sipas ndryshimeve të parashikuara pësojnë rritje 4,2-5% ose 2.500 lekë në muaj pagat mujore bruto të mjekëve në zonat qendrore, fushore e kodrinore ku punojnë mbi 1.200 MPF ose rreth 72% e numrit të përgjithshëm të mjekëve, ndërsa pagat e mjekëve në zonat malore e të thella malore pësojnë një rritje rreth 2% ose 1.500 lekë në muaj.

Theksojmë se një mjek në zonën qendrore me ngarkesë normale pra 2000 banorë, me vjetërsi pune 25 vjet dhe që kryen mbi 12 vizita në dite, do të paguhet me një pagë mujore bruto rreth 53 mijë leke, ndërsa një mjek në zonat e thella malore që kryen 6 vizita në ditë do të paguhet me pagë mujore rreth 82 mijë lekë.

Nga kjo rritje përfitojnë rreth 1650 MPF me një efekt financiar 5 mujor për paga dhe sigurime shoqërore e shëndetësore rreth 22.7 milion lekë.

b)Edhe pagat e mjekëve specialistë në qendrat shëndetësore

Paga mujore bruto e mjekëve specialist me vjetërsi pune mbi 25 vjet varion nga 51.500 leke në 54.500 leke. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 300 mjekë specialiste me një efekt financiar deri në fund të vitit 2011, në paga e sigurime shoqërore e shëndetësore prej rreth 4.4 milion lekë.

c)Paga e personelit infermieristik në total pëson një rritje rreth 3 %. Theksojmë se pagat e infermierëve ndryshojnë në elementin e pagës për pozicion. Në vlerë absolute kjo pagë pëson një rritje prej 1.000 lekë. Nga 15 Korriku pagat e infermierëve me arsim të mesëm profesional, arrijnë deri në 35.000 lekë, e infermierëve me arsim të lartë arrijnë deri në 38.000 lekë, ndërsa pagat e kryenifermierëve arrijnë në 40.000 lekë.

Nga kjo rritje përfitojnë mbi 6700 infermierë, me një efekt financiar deri në fund të vitit 2011, në paga e sigurime rreth 39 milion leke.

Në total efektet financiare nga rritja e pagave për rreth 9.300 punonjës arrin në 71.5 milion lekë, (pagat 61.3 milion lekë dhe kontributi sigurimeve 10.2 milion lek).

a.y/NOA

KOMENTE