English

Akuza për krime lufte, Fatmir Limaj paraqitet sot në Gjykatën e Qarkut

Prishtinë, 24 gusht, NOA - Ish-ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj do të paraqitet sot për herë të parë në Gjykatën e Qarkut, në procesin kundër tij dhe nëntë të tjerëve për krime lufte në Kleçkë. Lajmin e ka konfirmuar për radion Evropa e Lirë, këshilltari i tij Endrit Shala.

Shala ka deklaruar shkurtimisht se seanca ka të bëjë me konfirmimit e aktakuzës së ngritur për krime lufte në Kleçkë. Prokurori italian, Maurizio Salustro do të kërkoj të konfirmohet aktakuza për krime lufte kundër popullatës civile dhe për krime kundër të burgosurve të luftës.

Zoti Limaj kohë me parë ka deklaruar se nuk është fajtor dhe për periudhën që akuzohet siç është shprehur ai në prill të vitit 1999 nuk ka qenë në Kosovë, por në Shqipëri.

Seanca pritet të filloj në ora 10:00.

NOA/RFE

KOMENTE