Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrau me thikë, ekstradohet pas 15 vitesh
English

Vrau me thikë, ekstradohet pas 15 vitesh

Tiranë, 24 gusht, NOA - Pas 15 vitesh drejtësia shqiptare ka mundur të sjellë në Shqipëri për të vuajtur dënimin autorin e një vrasje të ndodhur në qytetin e Fierit. Policia shqiptare, në bashkëpunim me policinë italiane dhe degët respektive të Interpolit të dy vendeve kanë bërë të mundur arrestimin e 33-vjeçarit Edmond Dalip Panori lindur në Fier.

nëntor të vitit 1996, Panaori pas një grindjeje në qendër të fshatit Mbers, Fier, ka vrarë me thikë, Gazmend Selimin.

Për këtë ngjarje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin Nr. 229, datë 20.10.1999, e ka dënuar Edmond Panaorin, me 16 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me dashje“ parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Pas shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, më datë 09.01.2011, në Romë, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Dje Panaori është dorëzuar nga autoritet italiane në aeroportin “Nënë Tereza”.

a.k/NOA

KOMENTE