Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tadiç: Nuk heqim dorë nga Kosova
English

Tadiç: Nuk heqim dorë nga Kosova

Beograd, 25 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Presidenti serb, Boris Tadiç duke folur për mediat e Beogradit ka përsëritur qëndrimin e tij se Serbia nuk do të heqë dorë nga Kosova.

Në fjalën e tij Tadiç ka theksuar se, “Serbia nuk heq dorë nga interesat e saj legjitime. Politikën e ruajtjes së interesave kombëtare në Kosovë dhe të udhëheqjes së Serbisë drejt BE-së. Nëse do të marrim statusin e kandidatit dhe datën për negociata, kjo vetëm pjesërisht varet prej nesh. Unë jam i bindur se Serbia do të përmbushë çdo kërkesë që është në përputhje me kriteret e Kopenhagenit. Nëse BE-ja do të përmbushë rolin e saj, mbetet për t'u parë”.

Më tej ai shtoi se, Serbia nuk do t'i heqë institucionet e saj në Kosovë, duke e lënë të ndezur debatin për çështjen e strukturave paralele në veri të Kosovës edhe nëse një gjë e tillë kushton me mosmarrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. a.y/NOA

KOMENTE