Lajme > Lajme Ditore > Korrik - Shtator 2011 > Lajmet e datës 27 Gusht 2011
 

Dokumenti i Wikileaks: Tom Doshi shumëzoi me 0, ambasadorin e SHBA

Tiranë, 27 Gusht 2011 NOA/ Albana Qehajaj – Një raport i posaçëm për deputetin socialist Tom Doshi i është dërguar Departamentit të Shtetit nga ambasadori i mëparshëm Xhon Uidhërs.

Në fakt, në raportin dërguar qendrës në Uashington DC, z.Uidhërs nuk ka bërë komente siç e kishte zakon të bënte në shumë prej raporteve ditore që dërgonte tek DASH.

Ai është mjaftuar vetëm me dërgimin e citimeve që fyenin atë drejtpërdrejt si ambasador, incident i ndodhur pak para se Uidhërs të largohej nga Shqipëria.

“Kam ndjekur nga afër raportimet mbi sulmin frikacak ndaj gazetarit Besar Likmeta nga Tom Doshi, në praninë e Arben Isaraj. Këto raporte janë më të tmerrshme për faktin se të dy janë anëtarët të Parlamentit”, kishte deklaruar ambasadori i SHBA John L. Withers II, i cili ka dënuar sulmin mbi anëtarin e shtypit të lirë nga dy deputetët shqiptarë.

Në raport, Uidhërs ka cituar Doshin: “E pastaj çfarë? Kush është Ambasadori i SHBA!", Tom Doshi, një reagim ndaj pyetjes mbi komentin e ambasadorit të SHBA për sulmin ndaj gazetarit”.

a.q/e.t/NOA

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Nuk ka komente të paraqitur në këtë lajm. Jini i pari që shkruani këtë.