English

Sërish bllokada serbe në veri të Kosovës

Prishtinë, 28 gusht, NOA - Serbët sërish kanë bllokuar rrugët në veri të Kosovës, në drejtim të pikëkalimit Bërnjak. Shkaku i aksioneve më të reja është arrestimi prej policëve të EULEX-it i një serbi. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç deklaroi në një intervistë se Beogradi nuk do të heqë dorë nga mbështetja e institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës.

Ai në këtë mënyrë kundërshtoi qartë kërkesën e fundit të kancelares gjermane Angela Merkel. Sipas disa burimeve, Serbia ndanë për autoritetet paralele rreth 200 milion euro në vit. Sipas të dhënave zyrtare nga Serbia financohen rreth 42.000 serbë të Kosovës. Strukturat paralele serbe në Kosovë varen nga financimet prej Serbisë.

NOA/DV

KOMENTE