Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Drejtori i policisë greke: Radhët në dogana, për shkak të fluksit të qytetarëve
English

Drejtori i policisë greke: Radhët në dogana, për shkak të fluksit të qytetarëve

Tiranë, 29 gusht, NOA – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj tha sot se ka kërkuar nga pala greke më shumë bashkëpunim në pikat doganore. Deklarata e Burgajt u bë gjatë takimit me Drejtorin e Policisë greke Eleftherios Ikonomu. Burgaj tha se ka marrë garanci për zgjidhjen e problemeve. Ndërkohë që vet kreu i policisë greke Ikonomu tha se problemet në dogana vijnë si pasojë e fluksit të madh të qytetarëve. “Ngarkesa në pikat doganore është për shkak të fluksit, ka shumë qarkullim mes dy vendeve tona. Kohët e fundit kemi pasur kushte më të mira. Dëshira jonë është që problemet të zgjidhen. Do të përpiqemi të bëjmë lehtësim të kalimit të pikave kufitare”, tha Ikonomu.

Ndërkohë që Burgaj tha se me palë greke është gjetur bashkëpunimi për një sërë çështjes. Ai u shpreh se pala greke do të këtë rritje të shërbimit ndaj qytetarëve.

“Çështja të tjera që biseduam së bashku kishit ë bënin me luftën kundër trafikut të organizuar. Bashkëpunim që ka qenë konkretë. Biseduam dhe për shumë çështje të tjera teknike për të rritur bashkëpunimin me policinë greke”, tha Burgaj.

a.k/NOA

KOMENTE