Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 30 gusht 2011
English

Parashikimi i motit për 30 gusht 2011

Tiranë, 29 gusht 2011, NOA- Vendi ynë gjatë ditës së nesërme do të karakterizohet me kthjellime në zonat e ulëta dhe bregdetare por vranësirat do të jenë të pranishme herë pas here, ndërsa me vranësira dhe shira të dobët në zonat malore verilindore dhe juglindore. Gjatë orëve të mesditës parashikohet që vranësirat të jenë dominuese në të gjithë territorin.

Sipas MeteoALB, pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të mëtejshëm të vranësirave në ekstremin verior si edhe në jug të Shqipërisë duke gjeneruar shira të dobët dhe afat-shkurtër, ndërsa vranësira të dendura dhe shira në formë rrebeshi do të ketë përgjatë kufirit Lindor. Parashikohet që vranësirat dhe shirat të mbeten prezente në zonat malore edhe gjatë gjithë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë 3 gradë rënie në vlerat minimale por edhe mesdita do të sjellë 2 gradë rënie të temperaturave në vend.

Era do të fryjë e lehte në toke dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim veriperëndimor, ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë 3 ballë.

Europa

Nesër, Europa veriore dhe verilindore si edhe një pjesë e Europës Qendrore do të dominohen nga vranësira dhe shira me intensitet të lartë. Më problematike situata do paraqitet në Skandinavi, kryesisht ne Norvegji si edhe vendet e Balltikut pasi shirat do të bien me intensitet të lartë gjatë gjithë ditës. Po ashtu me vranësira dhe shira do të jetë Italia veriore dhe zona e Alpeve, por intensiteti i shirave do të jetë më i ulët. Për sa i përket pjesës tjetër të kontinentit Europian, do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Pellgu i Mesdheut do të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike pasi kthjellimet, vranësirat dhe shirat e dobët do të jenë prezent gjatë gjithë ditës.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Zona e Alpeve rrezikohet nga stuhi të forta ere dhe shira

- Norvegjia do të mbetet me shira të dendur dhe stuhi ere

- Vendet Balltike alarmojnë shira të dendur dhe stuhi ere

a.y/NOA

KOMENTE