Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Politika, streha që mbledh të gjithë përveç nacionalistëve
English

Politika, streha që mbledh të gjithë përveç nacionalistëve

Nga Adri Nurellari

Mora shkas për ta shkruajtur këtë shkrim, prej artikullit të botuar nga miku im Ermal Hasimja disa ditë më përparë dhe debatit që nisi ai artikull ne ambjente të ndryshme fill më pas. Në parim pajtohem me disa nga pikat e shtruara me të drejtë prej tij sidomos kur lidhen me format arkaike dhe primitive me të cilat manifestohet nacionalizmi në Shqipëri të cilat i përkasin sfidave që kishin rilindasit me theksimin e identitetit të veçantë kombëtar shqiptar duke evokuar mite, legjenda e ngjarje të hershme historike por që smund të jenë të përshtatshme për nevojat e sotshme të shoqërisë.

Po ashtu edhe unë jam i indinjuar që shpata e patriotizmit ndodh që merret me të madhe nga njerëz jo virtuoz të cilët qartazi e instrumentalizojnë këtë vlerë për interesa meskin individual ndërkohë që këta njerëz kanë pasur e kanë mundësi ta demonstrojnë patriotizmin me vepra e jo fjalë boshe, nëpërmjet punës së ndershme dhe efikase ne pozicionet zyrtare që mbajnë. Megjithatë kjo është një lloj hipokrizie tipike që është manifestuar edhe me vlera të tjera si liria e demokracia ne rrethana të shumta historike. Ja për shembull Korea e veriut vetëquhet Republika Demokratike Popullore e Korese kurse Gjermania Lindore pretendonte se ishte Republika Demokratike e Gjermanise. Por nga ana tjetër unë e konsideroj shumë të pandershme që Ermali i fut në një thes të gjithë ata që flasin për çështjen kombëtare dhe nuk bën dallim mes tyre. Duke u treguar kështu fyes e përçmues ndaj kolegëve të vetë si autori

i këtij shkrimi apo intelektualë si Sulstarova, Xhufi, Nazarko, Saraci, Alibali e të tjerë që kanë shkruajtur dendur prej shumë vitesh për problemet e çështjes kombëtare dhe nevojën e një rimëkëmbje të krenarisë dhe solidaritetit kombëtar. Po ashtu është krejt e pabazë që të flitet për abuzim me hallet e çamëve prej partisë së mbështetur nga ky komunitet kur dihet që një ndër arsyet pse çështja e mprehtë çame e nëpërkëmbur prej rregjimit komunist sot është në qendër të vëmendjes të opinion publik, debatit politik dhe vetëdijes kombëtare vjen pikërisht prej suksesit dhe aftësive të kësaj partie.

Megjithatë nuk kam sesi të pajtohem me disa qendrime të tjera të shprehur në shkrim duke nisur nga pretendimi se nacionalizmi është një rrezik eminent në Shqipëri. Të shqetësohesh se Shqipëria po rrezikohet nga nacionalizmi është njësoj si të alarmohesh se mos po përmbytet Saharaja prej një shiu vere. Shkrimi dukej si i shkruajtur nga ndonjë analist nga Brukseli që gjithë Ballkanin e sheh monolit dhe nuk e ka shkelur kurrë këtë rajon e jo nga një që pretendon se është njohës i mirë i realitetit shqiptar. Kuptohet që pluralizmi i mendimit është pasuri për çdo shoqëri dhe që prania e njerëzve që vënë pikëpyetje mbi gjërat më thelbësore është e shëndetshme gjithësesi. Mirëpo problemi është se në Shqipëri përjashtimi është bërë rregulli, antikonvencionalja është shndërruar në konvecion, dhe e vërteta qëndron që të qenurit patriot sot është antikonformizëm, se konformiteti i sotshëm e

konsideron patriotizmin si herezi.

Unë nuk kuptoj se si mund të thuhet që nacionalizmi na qënka në modë në Shqipëri kur dihet se moda në Shqipëri sot është ajo e kompleksit të inferioritet ndaj të huajve, e një ksenocentrizmi të pamatshëm që manifestohet në çdo sferë të jetës, e shitjes së interesave kombëtar për ndonjë kredi të butë bankare. Praktika dhe moda e politikanëve sot është që të grabitet e nëpërkëmbet vendi; të zhvatet e shpërdorohet çdo lloj trashëgimie, natyrore, monumentale, nëntokësore, shpirtërore dhe folklorike. Moda e popullit tonë sot është ajo e braktisjes së vendit, ne jemi shteti i dytë pas Salvadorit në botë për sa i përket përqindjes së popullsisë së emigruar dhe kjo hemoragji ende vazhdon kur me qindra mijëra shtetas shqiptarë që përpiqën të bëhen homogjenë grekë apo aplikojnë çdo vit për programin green-card të emigrimit në SHBA. Braktisja e vendit shoqërohet gjithashtu me mohim të

origjinës kombëtare që vihet re me familjet e shumta shqiptare që nuk u mësojnë shqip fëmijëve dhe shkombtarizojnë emrat në vendet pritëse. Inferioriteti, tradhëtia, apatia, pabesia, indiferenca, cinizmi, dorëzimi janë të gjitha simptoma që gëlojnë sot në vendin tonë dhe që vijnë kryesisht si pasojë e mungesës së patriotizmit dhe lista mund të shkoj me një pafundësi zërash që dëshmojnë rrënimin e identitetit, solidaritetit dhe krenarisë kombëtare.

Ndryshe nga mendimi i Ermalit unë besoj se nuk ka ndonjë dallim thelbësor midis patriotizmit dhe nacionalizmit, të dy fjalët i referohen të njëjtës gjëje (patria-atdhe, nacion- komb) dashurisë për atdheun apo kombin. Ndryshimi vjen tek përdorimi bisedor i dy fjalëve ku nacionalizëm përdoret shpesh për të përshkruar një manifestim të ndezur të kësaj dashurie dhe merr hera herës konotacione negative dhe patriotizëm përdoret kryesisht për praninë normale dhe të doemosdoshme të dashurisë për kombin dhe atdheun.

Të dy termat nënkuptojnë dashurinë për vendlindjen dhe për gjërat familjare që lidhen me të dhe për këtë arsye patriotizmi është një ndër ndjeshmëritë bazike njerëzore sepse buron në aspektet më natyrore të mundshme të një individi. Vendi ku lindim e rritemi, familja jonë, njerëzit që na rrethojnë, shoqëria ku jetojmë, kultura ku kultivohemi, gjuha e parë që mësojmë e me të cilën komunikojmë, kujtimet e fëmijërisë dhe adoleshencës, vendet e sendet që të kanë shoqëruar në hapat e para të jetës, zakonet me të cilat je mbrujtur dhe të tjera elemente thelbësore të atdheut dhe kombit, janë pjesë thelbësore e socializimit të individit dhe devotshmëria ndaj këtyre faktorëve formësues të karakterit dhe personalitetit të individit kombinuar me afeksionin e natyrshëm psikologjik që kemi ndaj gjerave që na janë familjare dhe të njohura e bën patriotizmin një ndër manifestimet më të kuptueshme

e të pashmangshme për një individ. Pra të jesh patriot do të thotë që të ndjesh një sens trashëgimie, t'i japësh një domethënie këtyre rrënjëve që të kanë formuar dhe të ndjesh një mirënjohje, përgjegjësi dhe dashuri për një gjë që kaq shumë të përket. Patriotizmi në fund të fundit është një lloj egoizëm nacional, që është ku e ku më mirë sesa egoizmi klasik personal i cili nuk shqetësohet për gjë tjetë përveçse për vetëveten. Dhe kjo e fundit është sëmundja e rëndë që ka kaptuar kombin tonë, ku indi social apo kapitali social është i masakruar rëndë dhe ku pjesa dërrmuese e individëve të atomizuar nuk kanë kurrfarë përgjegjësie, ndjeshmërie e solidariteti ndaj komunitetit ku jetojmë.

çdo lloj përpjekje për ta futur nacionalizmin në hulli të skajshme gjykimi racional dështon në kapjen e domethënies së tij sepse ai zhvillohet me baza të theksuara emocionale e jo në mënyrë objektive. Pra si një lidhje me një anëtar të familjes të cilin ti nuk e zgjedh por thjesht e ke ashtu si është, si një lloj vullneti i Zotit apo natyrës nëse bëhet fjalë për qytetarë ateistë. Si pasojë e kësaj lidhje familjare apo kombëtare, njeriu në mënyrë spontane ndjen një lloj detyrimi por edhe përfitimi reciprok. Pra si pasojë e këtij identiteti familjar apo kombëtar ne përfitojmë solidaritet prej anëtarëve dhe demonstrojmë solidaritet ndaj tyre në nevojë. Psikologë të ndryshëm që merren me arsimin e fëmijëve kanë nxjerrë në pah dobinë e edukimit që në moshë të hershme me respekt ndaj identitetit kombëtar sepse siguron vetëdije dhe krenari personale, është burim besimi në vetëvete dhe

identifikimi përsonal dhe mund të shërbejë për ndërveprimin dhe evoluim kulturor, për të nxitur arritjet personale, për të hedhur themelet e një sensi qytetarie e përgjegjësie sociale tek individët. Kuptohet që ata vënë në dukje që ku edukim s'duhet të jetë i ngushtë dhe pa dimensionin e mendimit kritik ( gjë që vlen edhe për subjektet e tjera të mësuara) sepse nëse do të ndodhte kështu do të quhej indoktrinim e jo arsimim. Me pak fjalë këtu bëhet fjalë për të farkëtuar një ndjesi pozitive dhe frymëzuese ndaj shoqërisë, një ndjesi lidhje, përkatësie dhe detyre qytetarie që e bën shoqërinë tonë më të begatë dhe funksionale.

Padyshim që ka nevojë për një balancë lidhur me zellin patriotik, sepse me të vërtetë patriotizmi i tepruar, ashtu sikurse krenaria apo ambicia e tepruar mund të çojë në pasoja negativ dhe të na izolojë në një botë gjithmonë e më të ndërvarur e ndërlidhur fal intensifikimit të globalizimit. Dashuria e verbër mund të përkthehet në vrasje për xhelozi e po kështu dashuria e tepruar për kombin mund të shndërrohet në shovinizëm, ksenofobizëm, racizëm e rezultate të tjera. Mirëpo kjo vlen për çdo gjë të mirë dhe të nevojshme që po të jepet me tepri shndërrohet në kundërvepruese. Uji, kripa, yndyra, kaloritë e tepruara rrezikojnë shëndetin e njeriut por gjithësesi ato ngelen të domosdoshme e pozitive kur janë brenda parametrave natyrorë.

Shpesh dashuria ndaj vendit apo nacionalizmi, sikurse ndodh me shkrimin e Ermalit, përzihet drejtpërdrejtë me shovinizmin ushtarak që ka dominuar shekullin e kaluar në Evropë dhe që është përdorur si mesele për të mobilizuar qytetarët, për të justifikuar rregjime diktatoriale mizore dhe për të çuar vendet drejt luftërave gjakatare agresore. Mirëpo ajo që, me ose padashje, nuk përmendet nga Ermali dhe të tjerë që kanë qasjen e tij është fakti që këto diktatura morrën fund pikërisht fal qytetarëve patriotë të zellshëm që bënë rezistencë në vendin e tyre dhe të patriotëve të shteteve demokratike si SHBA dhe Britani. Qe pikërisht patriotizmi ndjenja parësore që mobilizoi mijëra të rinj të shqetësuar për fatin e vendit që morën malin e luftuan nazi-fashizmin në Shqipëri dhe i vunë gjoksin përballë makinerisë sllavo-shoviniste në Kosovë e Maqedoni. Ka qenë patriotizmi pra ai që ka shpëtuar

njerëzimin prej tiranive të shekullit të kaluar dhe besohet se ka për të luajtur të njëjtin rol edhe në shekullin e ri, për sa kohë shtet-kombi ngelet aktori kryesor në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Më duhet gjithashtu të shpreh rezerva për të ashtuquajturën lidhje të së majtës me nacionalizmin sepse unë e shoh goxha artificiale këtë martesë. Sulmi i parë ideologjik ndaj patriotizmit ka ardhur pikërisht nga Marksi i cili e shihte patriotizmin si një metodë të klasës sunduese për të kontrolluar proletariatin duke i ushqyer atij iluzionin se klasa të ndryshme kanë interesa të përbashkëta kombëtare ndërkohë që sipas tij klasa punëtore duhet të kishte lidhje e solidaritet vetëm me anëtarë të së njëjtës klasë. Prej kësaj rridhte edhe shprehja lapidare, proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni.

Gjithashtu unë jam i bindur që sentimentet patriotikë nuk bien detyrimisht ndesh me parimet apo vlerat universale kozmopolitane. Kozmopolitianizmi është një hap më tej në ndjenjën e përgjegjësisë ndaj një komuniteti më të gjerë por me të cilin të lidhin ma pak gjera sesa me kombin. Pra dallimi mes nacionalizmit dhe kozmopolitanizmit është më shumë çështje prioriteti sesa përballje diagonale. Ne jemi më parë të lidhur me veten tonë, familjen, vendin ku jetojmë e mandej me mbarë rruzullin tokësor e tërësinë e njerëzimit dhe në këtë kuptim vendosim si përparësi kombin duke marrë këtë qasje nga brenda jashtë. Vështirë se mund të jesh një kozmopolitan i vërtetë nëse paraprakisht nuk ke një ndjesi përgjegjësie dhe ndjeshmërie për kombin tënd, me të cilin të lidhin shumë elemente të tjerë përtej humanizmit. Për më tepër që po të jesh kozmopolitan i theksuar kuptohet që në mbarë dashurinë

që ke për njerëzimin dhe globin, kombi duhet të zërë një pjesë të veçantë. I gjithë ky glob është një orkestër kombesh dhe njerëzimi begaton më mirë nëse në këtë orkestër, secili instrument apo instrumentalist, pra shtet-komb, funksionon në mënyrë të përsosur dhe në harmoni me të tjerët.

Identiteti nacional gjithashtu nuk ka sesi të mos trajtohet në prizmin e rolit të vetë vendimtar dhe të pazëvendesueshëm politik që shprehet me institucion qendror të kombit, shtetin. Identiteti kombëtar është përcaktues në krijimin e një komuniteti qytetarësh të demosit pa të cilin nuk funksion demokracia, në theksimin e ndjesisë së përkatësisë së një bashkësie publike pa të cilën nuk funksionon respublika. Edhe amatorët e politologjisë janë në dijeni të shprehjes së famshme që thotë “se gjithë politika është lokale” që do të thotë se edhe nëse shëmbet sistemi aktual politik me bazë shtet-kombin në këmbim të një qeverie globale, dimensioni i lokalitetit ska për ta humbur peshën dhe rolin e vetë asnjëherë. Për momentin, institucionet e shtet-kombit sot janë të vetmet institucione që kanë supremaci e garantojnë maksimimumin e vlerave universale të shtrenjta për kozmopolitanët. Të

ishte për “quasi qeverinë” globale OKB vështirë se këto vlera do të mbaheshin në këmbë. Mjafton të përmendet se deri pak vite më parë Komisioni i Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Njeriut drejtohej nga Libia e Kadafit dhe sot shumica e asamblesë së OKB përbëhej nga grupi i vendeve të paangazhuara të drejtuara nga Kuba e Kastros ndërsa Këshilli i Sigurimit bllokohet prej Kinës dhe Rusisë për të kuptuar që një rend global është ende vite dritë larg të qenurit rendi ideal për të ushtruar liritë e të drejtat e njeriut. Jo se nuk do të ishte e pëlqyeshme një “botë imagjinare” si ajo e tekstit të këngës së John Lennon, por për momentin duhet të jemi me këmbë në tokë dhe nuk mund të braktisim ende rendin aktual funksional të shtet kombit për sa kohë alternativa globale nuk është ende reale.

Kultivimi dhe realizimi i vlerave humane si liria, demokracia apo sundimi i ligjit ka ardhur dorëpërdore me kalimin nga shtetet e monarkisë absolute ku e vetmja gjë që i lidhte individët me shtetin ishte dominimi i mbretit ndaj tyre drejt shtet-kombit ku sovran është publiku, demosi apo kombi, e jo më mbreti. Evoluimi drejt shtet-kombit është një nga etapat më të arrira të historisë së njerëzimit që solli një shkëputje nga krahinorizmi, provincializmi, tribalizmi e të tjera forma rudimentare të organizimit të jetës. Fakti që këto elemente të fundit janë duke lulëzuar në mënyrë të theksuar në shoqërinë tonë tregon pikërisht një regres prej kombit drejt formave më primitive të organizmit që bazohen në gjak, familje apo fe. Madje fakti që pak vite më parë Shqipëria renditej në krye të listeve pothuaj të dështuara të botës lidhet në mënyrë të veçantë me vakuumin e identitetit dhe krenarisë

kombëtare që e ka bërë shtet-kombin tonë inefikas. Prandaj kultivimi i patriotizmit është një doemosdoshmëri në kushtet e Shipërisë për të mobilizuar politikisht publikun shqiptar, për ta ndërgjegjësuar për problemet e rënda me të cilat përballet kombi ynë si dhe për të nxitur një ndjesi përkatësie, pronësie, përgjegjësie qytetare dhe angazhimi pa të cilat nuk funksionon liria e demokracia në asnjë shtet të zhvilluar demokratik.

Gazeta “Shqip”

KOMENTE