Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidentit Topi: Uroj që Bajrami ti gjejë shqiptarët në harmoni e paqe
English

Presidentit Topi: Uroj që Bajrami ti gjejë shqiptarët në harmoni e paqe

Tiranë, 29 gusht 2011, NOA- Presidenti i vendit Bamir Topi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fiter Bajramit.

Nëpërmjet një mesazhi drejtuar shqiptarëve, kreu i shtetit uron që kjo festë ti gjejë shqiptarët në harmoni, paqe e mirëkuptim me njeri tjetrin.

Sakaq ai shton se, besimi dhe ndjenja e mirëkuptimit, tolerancës dhe harmonisë njerëzore janë mesazhet e shpresës që të gjithë besimtarët mund të përcjellim në këtë ditë të shënuar në kalendarin islam. Mesazhi i plotë i Presidentit Topi:

“Të nderuar besimtarë myslimanë të Shqipërisë! Çdo vit jeta e një besimtari mysliman pasurohet nga një formë e veçantë e shprehjes së besimit dhe të shërbimit ndaj të Plotfuqishmit përmes Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Në këto momente të gëzueshme e të lumtura për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo ndodhen, shpreh urimet e mia më të ngrohta e të përzemërta për ju dhe familjet tuaja që kjo ditë e bekuar t’ju gjejë në harmoni, paqe e mirëkuptim me njëri-tjetrin, plot shëndet e mbarësi për të gjithë të afërmit e të dashurit tuaj! Një mendim i veçantë në këtë ditë të shenjtë vlen të jetë edhe për të gjithë ata që sot ndiejnë nevojën për solidaritet, dhembshuri e respekt njerëzor për vështirësitë, me të cilat i ka përballur jeta. Besimi dhe ndjenja e mirëkuptimit, tolerancës dhe harmonisë njerëzore janë mesazhet e shpresës që të gjithë besimtarët mund të përcjellim në këtë ditë të shënuar në kalendarin islam. Gëzuar Festën e Fiter Bajramit! Zoti pastë pranuar agjërimin dhe veprën tuaj!”.

a.y/NOA

KOMENTE