Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Uragani shtyn mbledhjen e KS-së së OKB-së për Kosovën
English

Uragani shtyn mbledhjen e KS-së së OKB-së për Kosovën

Nju Jork, 29 gusht, NOA - Uragani “Irene” shtyen mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kushtuar Kosovës, bëhet e ditur nga selia në Nju Jork.

Mbledhja ishte paraparë për sot paradite, por për shkak të problemeve në Nju Jork me pasojat nga uragani “Irene”, u vlerësua se nuk ka kushte për të mbajtur seancën në pallatin e OKB-së.

Drejtuesit e KS-së të OKB-së vendosën që seanca të mbahet ditën e nesërme, ku do të dorëzohet raporti tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun për situatën në Kosovë, por aksenti do të përqendrohet edhe tek situata e fundit në veriun Kosovës. Në këtë seancë do të jetë i pranishëm edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj si dhe homologu i tij serb. (B.Sina/INA)

KOMENTE