Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptarët në tragjedinë e luftës së Kosovës dhe populli mik amerikan!
English

Shqiptarët në tragjedinë e luftës së Kosovës dhe populli mik amerikan!

Las Vegas, 30 gusht, NOA, Asllan Dibrani - Për Las Vegasin si qytet në Amerikë kisha lexuar dhe dëgjuar ma parë. Dëshira ime ishte për ta vizituar nga kureshtja qe kisha për të, për bukuritë dhe shumë gjëra që nuk i kanë qytetet tjera në botë. Qyteti i Las Vegasit është një qytet i lojërave të fatit me vend të parë në botë, me kazino marramendëse, por edhe një qytet që shumë kush nga mbarë bota ka humbur kapitalin familjar dhe kanë pësuar kriza jetësore. Kurrë nuk më kanë lënë përshtypje këto lojëra, prandaj interesi ishte jo tërheqës edhe se nuk kishe ku me lëshuar këmben nga to.

Qyteti i Las Vegasit është një qytet me një arkitekturë përrallore, një qytet që vizitohet në vit me mbi 30 milionë njerëz. Në këtë qytet në ditë ulen në aeroportin e tij mbi 900 aeroplanë, që e radhisin në vendin e tetë në botë, një qytet që zënë vendin e parë me drita ndriçuese që shumë kazino dhe hotele, rrugë pemë, janë të mbuluara të tërat me drita ndriçuese, që në disa pjesë të qytetit vështirë është të dallohet dita nga nata dhe anasjelltas. Një qytet i nxehtë me temperatura te larta rreth te 55. C, një qytet që u ngrit në shkretinë para 103 vjetësh, sot ka rreth 1. 6 milionë banorë, një qytet që posedon 9 hotele nga më të mëdhatë nga 10 që llogariten.

Një qytet që posedon një infrastrukturë të rrallë me gjelbërim me drunjtë ma te bukur, lule dhe bime. E pa besueshme po realitet çdo rrënje druri apo lloje tjera kanë ujësjellës qe është i kushtueshëm për mirëmbajtje nga një klimë shumë e nxehtë!Në muajt e verës jeta zhvillohet e tera si në shtëpi, rruge, udhëtim, veture, fabrike, shkolla, hotele, shitore apo kazino te mëdha me hektar, temperatura normalizohet vetëm me anën e klimës.

Një qytet amerikan Las Vegasi qe i pari hapi zemrën ndaj refugjateve shqiptarë të luftës. Gjatë vizitës ne këtë qytet, shpreha një dëshirë qe të takoj ndonjë shqiptar, qe kisha dëgjuar se ka shumë. Ndër kohë u takuam me ca shqiptarë por një si ma i veçanet ishte i z. Sabri Vllasës qe kishte emigruar ne vitin 1999, me rastin e dëbimit nga Kosova. dhe e njoftova zotin Sabri me qëllimin tim për një shkrim të asaj periudhe “Shqiptarët në tragjedinë e luftës së Kosovës dhe populli mik amerikan” nga i cili rast filluam bisedën.

Kush mbetet brenda do të vritet!

Ishte një ditë në ankth ! Si zakonisht ditët tjera qe tërë koha të mbyste me frikë, ankth, rrezik, vrasje, arrestime ndjekje luftë. Forcat serbo- çetnike dhe paramilitaret ushtarak, kishin rrethuar edhe Prishtinën, kudo hynin, plaçkitnin, vidhnin, dhunonin dhe digjnin. Kudo zymtësi nëpër rrugë vinin lloj-lloj lajmesh nga njerëzit e rendomë! Ishte ora 16. h, me 28 mars 1999 e pas ditës, pa pritë masë zhurma dhe krisma u ndie edhe ne derën tonë thekson Sabri Vllasa!Serbët lëshuan ultimatumin për largim nga shtëpia!?. . . Ultimatumi ishte i shkurt, afati vetëm 10 minuta me urdhër “Kush mbetet brenda do të vritet”. Ashtu si mundem shton ma tutje Sabriu u bëmë gati vetëm shpirtrat e njerëzve, mezi i morëm dy banania me vete, qe kishim prindërit të moshuar. Nuk ditshim se ku do te shkojmë, që gjysh e babagjysh këtu ishin kemi lindur dhe jetuar!?. . . Ultimatumi ishte i prere i shoqëruar me sjellje vulgare, arrogante me sharje. Kur dolëm ne rrugë ishte një turmë e madhe. Rrugët përplot fytyra të njohura të fqinjëve tanë, por kishte edhe qe nuk i njihnim, sigurisht nga larg kush e din edhe jashtë Prishtinës. Pamje rrëqethëse, të moshuar, fëmije, gra të sëmura qanin shumë fëmija kërkonin bukë, ujë një plakë nuk mundi më të ecë nga uria, turma nuk e pa, e shtypen pa dashje pas pak thanë se vdiq! Në të dy anët e rrugës pamë shumë të vrarë. Rrëfimi i Sabriut ishte emocional ku thekson ma tutje vazhduam rrugën në drejtim të pa njohur, pas pak u gjetëm pran stacionit të trenit në Prishtinë.

Turma e madhe në pritje të fatit të tyre në stacionin e trenit në Prishtinë. Aty qëndruam 24 orë, ku krahas të vdekjeve nga dora mizore e armikut kishte edhe lindje të reja, një komshie e imja, motër medicionale i dha ndihmën një gruaje qe lindi para syve të popullit. Treni i mbushur përplot, me tjerët ne pritje Sabriu thekson se nga kjo turmë disa here janë mbushur kamionët me njerëz gjeja se po i dërgojnë për Shqipëri ku pas andej mësuam se destinacion kishin Serbinë me vrasjen e tyre ku i varrosën ne varre masive e qe sot e asaj dite nuk u gjeten!?. . .

Aty mësuam se po na ndjekin, po na dëbojnë nga Kosova! Aty mësuam se po na ndjekin, po na dëbojnë nga Kosova!. . . Mu rikujtuan fjalët e gjyshit kur me thoshte “Se ne kemi ardhur nga Vllasa vendbanim shqiptar në Serbinë e sotme”. Krahina e Toplicës shqiptare, ishte me madhësi pothuajse sa Kosova e sotshme!!!. Krahinë e vendbanim me shqiptarë toponime qe edhe sot janë në Serbi. Mu shfaq para sysh pamja e fytyrës së gjyshit, qe sa herë hynim ne këtë temë qante. U rrëfente shpeshherë por kishte dëshirë ta dëgjonim dhe përcjellim me vëmendje, për vuajtjet e asaj periudhe. Pastaj vazhdon zoti Vllasa, pritëm 24 orë të strukur se ç’drejtim po na pret fati, jetë a vdekje? Duke pritur urdhrin e pushtuesit hipëm në tren, u bëme fishek. Nuk kishe mundësi fare që të kthehesh as anash as mbrapa, qe ta vërtetojmë se paku, a jemi të bashkuar familja?!. . . Treni u nis, të qarat e fëmijëve u shoqëronin me fishkëllimën e trenit të ndërkohëshme. Gjatë rrugës qe udhëtonim me tren shpesh na binin në sy njerëz, qenë dhe bagëti të vrara. Shumë shtëpi duke u djegur i ngjante një pamje filmike. Treni u ndal, zbriteni na thanë. Aty mësuam se jemi në Bllacë, ne zonën kufitare të Kosovës me Maqedoninë.

Pamje nga Bllaca ishte tmerruese, jeta jone ishte kjo thekson Sabri Vllasa duke e

kujtuar tragjedinë kombëtare duke u mallëngjyer dhe rikujtuar me lot në sy. Vetëm në natën e parë në kampin e Bllacës vdiqën nga të ftohtit 29 foshnje!

Zbritëm në tokë, ishte errësirë, ishte një kohë e pa përshkueshme. Ishte një kaos nga shumë shume refugjatë edhe këtu një tmerr, ku vlen te ceket se vetëm ne natën e parë vdiqën nga të ftohtit 29 foshnje, gjumin kush mundi ta bënte ishte vetëm toka. Bukë dhe ujë na sollën fillimisht, vëllezërit shqiptarë nga Maqedonia. Pastaj filluan edhe ndihmat humanitare nga shtete te ndryshme. Ishim pa informata se çka ka ndodhur, me Kosovën, me familjaret tjerë, filluan aty këtu t'na vizitonin gazetarë dhe televizione të huaja. Jeta e jonë ishte e tille mbi dy muaj, ku filloj solidariteti i shteteve të ndryshme me i pranuar refugjatët e luftës. Ne patëm fatin qe të jemi të caktuar për në SHBA.

Në këtë takim me zotin Vllasa mësuam epilogun e këtyre ngjarjeve por edhe mësuam solidaritetin e familjeve dhe popullit amerikan me refugjatet e Kosovës të asaj kohe dhe nga kureshtja me datën 18 gusht të shoqëruar me Sabri Vllasen dhe zonjën Halide Vllasen ishim ne familjen amerikane Fish. Shkuam në shtëpinë e asaj familje bujare mikpritëse dhe me një shpirt të madh të humanitar dhe njerëzor. Ne mësuam nga Sabri Vllasa se kjo familje ka dhënë një ndihmë të madhe për refugjatët e Kosovës e pikërisht e kanë strehuar në shtëpinë e vet

Fillimisht ramë ne kontakt me Kryqin e kuq te SHBA-ve qe ishte i kyçur me kryqin ndërkombëtar me gjendjen refugjatëve kosovar! Me tu takuar me Cary Fish i zoti i shtëpisë ne Las Vegas pos mikpritjes qe pati ne shenje mirënjohje për vizitën tonë ai theksoi se iniciativa për solidaritet u bë nga vet dhimbja jonë që kemi ndier në shpirt për refugjatet kosovar. Ne bazë të informatave qe kishim nga televizioni dhe gazetat, revolta jonë u shtonte, se çka po ndodh me një popull atje në Kosovë nga barbaria serbe. Ne bisedë ndërhynë zonja e shtëpisë Katryn Fish, e cila shton se ne u interesuam se si te biem në lidhje me refugjatet e Kosovës, qe veç shteti ynë kishte vendosur ta pranoj një numër të konsiderueshëm të tyre. Fillimisht ramë ne kontakt me Kryqin e kuq të SHBA-ve qe ishte i kyçur me kryqin ndërkombëtar me gjendjen refugjatëve kosovar, qe ishin përndjekur nga terrori serb dhe stacionuar ne Bllacë ne zonën kufitare të Maqedonisë dhe Kosovës.

Matutje zonja Katryn thekson se me informatat e përditshme qe ishim të rregullt pranë televizorit dhe gazetave ata do te vinë në Amerikë. Ne u lajmëruam vullnetarisht në organizatën bamirëse katolike “ Of Southern Nevada” Pastaj Kisha katolike qe ishte në ato momente udhëheqëse e ndërmjetësimit për refugjatët e Kosovës. Ne thekson zonja Fish vendosem qe ta ndajmë edhe kafshatën e bukës se bashku në shtëpinë tonë për një familje kosovare, fatin e pati familja Vllasa. U përpoqëm me dhënë çdo gjë nga ana jonë sikur të ishim një familje në ushqim në veshmbathjeje, shtrojë e mbulojë, çdo gjë u kurorëzua si të ishim një familje theksoj nder te tjera zonja Katryn. Matutje zoti Cary shton se jemi të lumtur që ishim të parët qe pranuam refugjatët e parë në Amerikë gjë qe u publikua edhe për mes mediave të asaj kohe në Las Vegas dhe ne të gjitha stacionet amerikane.

Me qe ishim te lajmëruar pranë organeve gjegjëse të shtetit amerikan si vullnetare për refugjatët nga Kosova. Organet kompetente shtetërore erdhën në shtëpi dhe e panë gjendjen tonë se i plotësojmë kushtet ti pranojmë këta refugjate dhe u këshilluan me ne se si te veprojmë me ta. Ne ishim shume të informuar nga ky komision qe vet e kishin pa gjendjen tmerruese ne kampet e përqendrimit ne Bllacë. Pastaj shton kjo familje se ne na informuan me gjendjen faktike mbi traumatizmin e atyre familjeve, në mesin e tyre kishte familje të sëmura, të plagosur por edhe shumë të moshuar ose edhe qe kishin pësuar trauma psikike. Ne morëm për sipër që të ballafaqohemi me strehimin e tyre, në përkujdesje për shëndetin e tyre, lajmërim me bashkinë e qytetit, mësimin e gjuhës angleze, përkujdesjen për veshmbathje ushqim etj. Përgatitjen, përcjelljen e ecurisë se gryn kartës, qe këtu ne Amerikë është një nder qeshjet kryesore për një të huaj. Ne ishim në kontakt të përditshëm me organet gjegjëse te Kishës dhe Karitasit. Pas ca ditësh na lajmëruan datën e arritjes se refugjateve nga Kosova. Ne kishim përcaktuar strehimin e 6 anëtareve të një familje. Me arritjen tonë ne Aeroportin e Las Vegasit ishim të habitur me praninë e shumë mediave dhe stacione televizive, gjë qe aty për aty mësova se do te jemi të kyçur drejtpërsëdrejti ne TV. Me emocione e kujtoj çastin e parë me takimin e kësaj familje shton zoti Kary, qe për gjithë jetën ishte moment i përjetuar rënd qe fillimisht e pash zonjën Halide Vllasen të lodhur të rraskapitur me lot në sy, aty mësova, shume vuajtje në shpirtin e saj, ku ishte e shqetësuar se çka do të ndodhë me ta, tani e tutje, me një jetë të re.

Prandaj zoti Cary tha se me shkoj mendja kur i pash fëmijët se sido t'i adaptohen këtij rrethi, por me entuziazmoj rasti kur fëmijët Kreshniku dhe Kushtrimi ishin po te moshës se fëmijëve të mi, gjë qe ishte një lehtësim për imagjinatën time ta theksoj nder të tjera zoti Cary Fish.

I falënderohemi shtetit amerikan dhe pikërisht zotit Bill Klintonit për atë kohë që udhëhoqi atë politike pro popullit kosovar, qe intervenuan edhe me mjete luftarake për ta shpëtuar atë popull!

Ne pyetjen tonë se a mbeteni mirënjohës shtetit amerikan, organeve shtetërore dhe Kishës tuaj për informimin dhe solidarizimin me popullin shqiptar të Kosovës?

Zonja Katryn thekson se ne i falënderohemi mediave qe çdo ditë na kanë freskua me informata të reja. I falënderohemi shtetit amerikan dhe pikërisht zotit Bill Klintonit për atë kohë qe udhëhoqi atë politike pro popullit kosovar, qe intervenuan edhe me mjete luftarake për ta shpëtuar atë popull. Aty për aty ndërhyn në bisedë edhe Zoti Cary, ku thekson se e kemi ndier veten krenar dhe të lumtur qe iniciativës amerikane për ta ndihmuar Kosovën edhe luftarakisht për ti larguar forcat serbe dhe paramilitaret serb me një terror te pa parë.

Fish dhe anëtarët tjerë të familjes Fish, me disa miq te tyre në drekë, që humanitetin e vet e shprehi me rastin e strehimit të familjes Vllasa nga Prishtinana në shtëpinë e vet për një kohë të gjatë në Las Vegas të Amerikës.

Matutje pyetjes sonë, se a mendoni se populli shqiptar është një nder popujt ma mik i popullit amerikan dhe populli ma besnik ndaj popullit amerikan? Këta dy bashkëshort Fish e pohuan se ashtu mendojnë edhe këta, se historia ishte protagoniste qe vërteton një gjë te tillë. Populli amerikan sa herë qe u ndie nevoja ndaj popullit shqiptar i ka dalë në ndihmë dhe jemi të interesuar që të përmirësohen gabimet e Evropës ndaj këtij populli.

Pamje e takimit prapë në vizitë të familja Fish në shtëpinë e tyre e hapur për popullin mik shqiptare thekson zoti Cary po qe ka nevoje prapë e ndihmoj këtë popull bujar dhe krenohem me gjestin e bërë për familjen Vllasa.

Gjatë ndejës në shtëpinë e kësaj familje u kthyem prapë të fillim pranimi i familjes Vllasa që shpeshherë jemi munduar tu bëjë edhe humor por gjuha ishte problem në vete, por me anën e shenjave, me duar dhe si mundem u përpiqnim qe ti harrojnë ato përjetime qe kishte familja Vllasa në Kosovë. Jemi munduar qe tu ndihmojmë në fillim edhe me informata rreth ngjarjeve qe u zhvillonin në Kosovë, me qellim qe ta kenë një pasqyre sa ma te saktë për atje. Prap shtruam një pyetje se sa u solidarizuan miqtë tuaj dhe familja e juaj ma e gjerë me gjestin e juaj shume humanitare ?

Ata u përgjigjën se me ne janë solidarizuar fillimisht dy djemtë tanë dhe dy vajzat tona, pastaj nëna e zonjës Katry thuhet me te dëgjuar për këtë rast ka ardhur ne vizitë nga shteti Juta, përafërsisht 400 km për ti ndihmuar, ku ndërhyn edhe zoti Sabri Vllasa thotë se këpucët e para na i ka blerë nëna e Katrys, këtë familje e falënderojmë që na ndihmoj për të gjitha nevojat që kishim në atë kohë dhe u mbes mirënjohës për atë kohë.

Sot pas 12 vitesh edhe se jam stabilizuar me letra pune etj, kemi raporte miqësore të përhershme dhe e ndije veten sikur te ishim një familje, edhe shume familje tjera qe e bënë humanitetin e familjes Fish, por falënderoj edhe popullin amerikan dhe Bill Klintonin qe patëm edhe një takim rasti.

Sabri vllasa në një takim në qytetin e Las Vegasit me ish presidentine ShBA-ve dhe shpëtimtarin e popullit të Kosovës nga terrori barbar dhe masakrat serbe.

Sabriu thekson ma tutje se vetëm ky operacion kushtoj mbi 280 mijë dollarë !

Ma tutje thekson Sabriu i falënderoj organet amerikane qe i dolën në ndihmë dhe babës Hamit Vllasës qe pësoj sulm në zemër. E ndihmuan me aparate të ndryshme dhe sot e kësaj dite, ende është gjallë por rast ma i veçant është rasti i nënës qe po thuajse ishte invalide nga një këmbë që para 40 vjetësh duke e përkundur vëllain tim të madh Shemsiun, pëson një lëkundje këmbe, qe nuk la mjek as banjë pa e provua në Kosovë e gjetiu si rezultat i fundit ishte nga mjeket prerja e këmbës. Mjekësia amerikane e morën në mbikëqyrje dhe u tronditen me rastin e saj. E operuan pas 40 vitesh e kthyen ne gjendje normale qe ishte duke çaluar, ju kishte shkurtuar afër 10 centimetra këmba. Sot jeton normal ec edhe ma shpejt se unë thekson zoti Sabri duke qeshur. . . Shton ma tutje Sabriu ishte një gëzim i pa përshkueshëm qe nënën time e pash pas aq vitesh pa dhimbje, nuk çalon ma qe isha mësuar ti dëgjoj dhimbjet e saj nga fëmijëria. Sabriu thekson ma tutje se vetëm ky operacion kushtoj mbi 280 mijë dollarë.

Nuk na mbetet tjetër vetëm ta falënderojmë familjen Fish dhe familje tjera të ngjashme me bujarinë e tyre, dhe solidaritetin qe ndanë ndaj popullit fatkeq shqiptar të Kosovës. Ta falënderojmë popullin amerikan qe në momentet ma te vështira ne ndihmoj, ta përkujtojmë figurën e Bill Klintonit dhe ti shkruhet emri i tij me shkronja te arta nga populli shqiptar. Ta nderojmë (ushtrinë amerikane) qe dha provat e sakrificës frontale edhe në luftë duke e ndihmuar edhe luftarakisht Kosovën. Ta kujtojmë dhe ta nderojmë ShBA-në për politiken qe po ndjek edhe pas lufte në mbarëvajtjen e Kosovës si shtet i pa varur. Zoti e bekoftë Amerikën mike e përhershme e popullit shqiptar, por zoti i përmbystë te gjithë armiqtë e saj, por edhe ekstremistët shqiptarë islamik qe me sjelljet e tyre po e lozim rolin e bukëpërmbysit qofshin të mallkuar !

Las Vegas, Amerikë Gusht 2011

KOMENTE