Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Ditët e strukturave kriminale në veri janë të numëruara
English

Thaçi: Ditët e strukturave kriminale në veri janë të numëruara

Prishtinë, 31 gusht 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë seancës së sotme parlamentare u shpreh se, ditët e strukturave kriminale në veri janë të numëruara.

Kryeministri Thaçi, ka njoftuar deputetët për aksionin policor që forcat e ndjekjes kanë zhvilluar sot në pjesën veriore të Kosovës, duke theksuar se janë konfiskuar evidenca te rëndësishme, por edhe armë të ndryshme, që janë përdorur në veprimet e strukturave kriminale.

“Organet e drejtësisë kanë përgatitur edhe një numër të kallëzimeve penale kundër një numër personash, që kanë cenuar sovranitetin e Kosovës për 12 vite. Por unë jam i bindur se, Beogradi zyrtar qëndron prapa strukturave kriminale në veri të vendit”, u shpreh Thaçi.

Më tej ai shtoi, se sipas të dhënave të institucioneve të rendit të Kosovës, rezulton se këto strukturat kriminale po shndërrohen në struktura paramilitare.

Ai e mbylli fjalën e mbajtur para ligjvënësve kosovar duke thënë se, “Ditët e këtyre strukturave janë të numëruara. Beogradi zyrtar të mos strehojë vrasësit e heroit të Kosovës, policit, Enver Zymberi si dhe të respektojë fletë arrestet ndërkombëtare”.

a.y/NOA

KOMENTE