English

“Thirrje provokative të të shiturve të OMONIA-s në Korçë”

Deklarata, sot nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet

Tiranë, 31 Gusht 2011 NOA - Duke qëndruar e vëmendshme ndaj zhvillimeve që lidhen me procesin e regjistrimit PDIU reagoi sot “me forcë në denoncimin e thirrjeve provokative të OMONIA-s në Korçë që vllehët të deklarohen si grekë”.

PDIU thotë se reagimi vjen dhe besuar se ky proces nuk duhet të përfshijë pyetjet mbi përkatësinë fetare dhe kombëtare, koncepte që nuk janë përcaktuar ende juridikisht.

Por sipas PDIUI ky reagim i tyre vjen edhe duke besuar se amendamentet e PDIU-së, miratuar në Parlament, përfaqësojnë megjithatë një zgjidhje për të frenuar fiktivitetin në regjistrim.

PDIU vlerëson se vllehët e Korçës kanë qenë baza kryesore e Rilindjes Kombëtare në Jugun e vendit në shekullin e 19 dhe ata si gjithë qytetarët e Korçës mbeten dhe sot krenarë për shqiptarësinë e tyre. ”Këto deklarime plotësojnë elementë e veprës penale, ndaj ne i bëjmë thirrje organeve kompetente që të fillojnë ndjekjet penale ndaj autorëve të thirrjes”, - thotë PDIU. Me këtë akt, sipas kësaj partie që mbron të drejtat e çamëve, thirrësit, tregojnë se janë plotësisht pjesë e një plani ndikimi nga jashtë në procesin e regjistrimit.

“Ky plan u bë publik me deklarimet provokative jashtë statusit diplomatik të konsullit grek në Korçë, Ikonomu. E gjitha kjo tregon se procesi i regjistrimit në Shqipëri po shantazhohet nga segmente të caktuara të shtetit grek, dhe të shiturit e tyre në vendin tonë”, - thotë PDIU.

Në mbyllje të qëndrimit, PDIU thotë: “Ne duam t’i bëjmë të qartë këtyre shantazhuesve, brenda dhe jashtë, se Shqipëria e sotme nuk është Shqipëria e fillimit të tranzicionit që mund të ketë frikë, që mund të blihet me viza, apo me pensione. Fqinjët le të mendojnë të zgjidhin krizat e tyre, pa guxuar të merren me punët tona”.

e.t/NOA

KOMENTE