English

Kalimi i parë nga Otranto në Vlorë, not pa ndalesë për 24 orë

E enjte, 1 shtator 2011, NOA - Në fundjavën e parë të muajit Shtator, do të zhvillohet përshkimi i kanalit të Otranto-s, që do të ketëe si protagonist atletin e triatlonit, Massimo Voltolina, i cili do të masë forcat me një sipërmarrje të re e të vështirë, pas rekordit të vendosur në kalimin e Ngushticës së La Manshit në vitin 2006.

Një eveniment i rëndeësishëm sportiv e social i promovuar nga shoqata jofitmprurëse e promovimit shoqëror LTBF Onlus. Ajo kryesohet nga zonja Irene Pivetti, nën patronazhin dhe me mbështetjen e: Rajonit të Puglias, Komunës së Barit, Ambasada e Italisë në Tiranë, Konsullata italianeVlorë, Federata Shqiptare e Notit, etj.

Evenimenti zhvillohet gjithashtu ne bashkepunim me autoritetet shqiptare ne veçanti me autoritetet e Vlores.

Bëhet fjalë për kalimin e parë pa ndalesëe me not të detit Adriatik, pa ndihma të jashtme, pa pajisje specifike e vetëm me kostum banjoje, syze deti. Do të jenë rreth 85 km not në det të hapur me pikënisje nga Punta Palascìa (në skajin fundor lindor te Salento-s), për të mberritur tek Punta Linguetta e më pas në Portin Turistik te Orikumit.

Eventimenti ka lindur si projekt i një studimi që kërkon të arrijë objektiva specifike, sportive, kulturore dhe risi falë përfshirjes se 4 Universitetetve të rëndësishmë italiane.

Ky rrugëtim me not përbën edhe një eveniment të rëndesishëm ndërkombëtar vlera e të cilit shkon përtej vlerës thjesht sportive. Sipërmarrja e Voltolin-ës kërkon të jetë një shenjë miqësie mes të gjithe popujve të Mesdheut, që sot përjeton shumë konflikte.

Një “ure” simbolike mes dy anëve te Adriatikut dhe shenjë afrimi mes Italisë e Shqipërisë. Ministria e Kulturës dhe Sportit shqiptar, në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike në Shqiperi ka mbështetur të gjithë projektin.

Ky eveniment i rëndeësishëm sportiv e social i promovuar nga shoqata jofitmprurëse e promovimit shoqëror LTBF Onlus. Ajo kryesohet nga zonja Irene Pivetti, nën patronazhin dhe me mbështetjen e: Rajonit të Puglias, Komunës së Barit, Ambasada e Italisë në Tiranë, Konsullata italianeVlorë, Federata Shqiptare e Notit, etj.

Përgatitja atletike e Massimo Voltolin-es është bërë nën kontrollin e Komitetit Etik të Universitetit të Parmes dhe të Foro Italico së Romë-s, që zbaton procedurën antidoping.

Koha e qëndrimit në ujë do të jetë rreth 24 orë: kjo do të thotë se ai do të notoje pa ndërprerje, pa kontakte me botën e jashtme. Atleti do të suportohet nga Riccardo Sturla Avogadri, president i Shark Academy dhe ekspert në rang ndërkombëtar për peshkaqenët, i cili do t’i japë atletit të ashtuquajturin “shark shield”, mburojën apo instrumentin elektrik që mbron njeriun nga sulme të mundshme të këtyre grabitqarëve në një diametër prej 8 metrash.

Mbërritja e Massimo Voltolines në Vlore parashikohet për ditën e hëneë më 5 shtator në varësi të kushteve metereologjike dhe të atyre detare. Ceremonia e mirëseardhjes do të mbahet pas mbërritjes në Portin Turistik të Orikumit.

Në të njëjtën ditë presidentja Irene Pivetti e shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, Sergio Strozzi do të mbaje takime zyrtare me autoritetet e Vlorës dhe më përfaqësuesit lokale në pritje të bashkëpunimeve të ardhshme.

a.q/NOA

KOMENTE