Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria amerikane vendos të ndalojë shitjen e T-Mobile USA konkurrentit AT&T
English

Qeveria amerikane vendos të ndalojë shitjen e T-Mobile USA konkurrentit AT&T

Shitja e T-Mobile USA konkurrentit AT&T rrezikon të dështojë: Ministria amerikane e Drejtësisë do ta ndalojë blerjen. Kësisoj Deutsche Telekom-it mund t'i shpëtojnë nga duart me miliarda dollarë.

Nga Frank Wörner

Bëhet fjalë për një shumë gjigante: 39 miliardë dollarë do të sillte shitja në arkën e Deutsche Telekomit, rreth 27 miliardë euro. Pjesën më të madhe koncerni nga Boni planifikohet ta marrë në para të thata, mbetjen AT&T-ja do ta paguajë me aksione. Të paktën kështu është rënë dakord prej marsit 2011.

Por tani qeveria amerikane po ua hedh planet në erë dy koncerneve telefonike; ajo dorëzoi një padi kundër fuzionimit. Blerja e bijës së Telekomit, T-Mobile USA, prej konkurrentit AT&T mund të bëjë që miliona amerikanë të kenë në të ardhmen më pak zgjedhje ndër ofruesit e telefonisë mobile dhe të jenë të detyruar të paguajnë çmime më të larta, tha si arsyetim zëvendësministri amerikan i Drejtësisë James Cole të mërkurën (31.08.2011).

Më pak konkurrencë, më pak shërbim?

Llogaria e ministrisë është kjo: Sikur prej katër ofruesve të mëdhenj amerikanë të telefonisë mobile të zhduket njëri, do të ketë më pak konkurrencë, çmimet rriten, shërbimi përkeqësohet. Veç kësaj, (kjo është droja) bie trysnia për ofruesit e mbetur, për t'i modernizuar rrjetet e tyre. Kështu e sheh çështjen edhe Sprint-i, numri katër në biznesin e telefonisë mobile në SHBA. Sprint-i konsiderohet si humbësi i madh, në rast se do të realizohet blerja.

Në anën tjetër qëndrojnë përkrahësit e marrëveshjes, ndër ta një sërë koncernesh ndërkombëtare me emër si Microsoft, Facebook, apo Yahoo: Ata shpresojnë që shkrirja të sjellë pikërisht të kundërtën; do të thotë që rrjetet e mbingarkuara të arrihet të zgjerohen më shpejt, siç e pati premtuar AT&T-ja.

Lajm i keq, por "jo fundi"

Në qendrën e Deutsche Telekom-it në Bon tregohen të zhgënjyer prej sjelljes së Ministrisë amerikane të Drejtësisë, por në të njëjtën kohë edhe luftarakë. "Vendimi i Department of Justice në SHBA për të ndërmarrë hapa ligjorë në kuadër të procesit të lejimit të blerjes së T-Mobile USA prej AT&T-së nuk është i barabartë me fundin e transaksionit të planifikuar", thuhet në një njoftim të Deutsche Telekom-it.

Veç kësaj, koncerni bëri të ditur se do të luftojë bashkë me AT&T-në për blerjen e planifikuar, madje edhe në gjykatë. Në bursë Telekom-i u ndëshkua; aksioni humbi të mërkurën gati tetë për qind të vlerës.

Telekom-in e pret një dëmshpërblim miliardësh

Pyetja, nëse blerja do të lejohet në fund, është e hapur. Nga njëra anë Ministria e Drejtësisë bashkë me autoritetin rregullues (FCC) duhet të japin së bashku dritën e gjelbër për marrëveshjen; dhe deri tani sipas të dhënave të veta autoriteti nuk ka miratuar asnjëherë shkrirje të rëndësishme, që janë kontestuar prej Ministrisë së Drejtësisë.

Nga ana tjetër, së paku disa përfaqësues të bankave bëjnë fjalë për një "ritual normal në procedurat e konkurrencës në SHBA". Deri në vendimin përfundimtar do të kalojë edhe ca kohë; ai pritet për në gjysmën e parë të 2012-ës. Sikur shkrirja të dështojë vërtet, AT&T duhet ta dëmshpërblejë koncernin nga Boni me gjashtë miliardë dollarë (gjysmën në para të thata, mbetjen në shpërblime në mall, për shembull me frekuenca valësh). Pra, pa gjë fare Deutsche Telekom-i nuk del as në këtë rast. /DW/

KOMENTE