English

Pasqyra e shtypit, 3 shtator 2011

Tiranë, 3 shtator 2011, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 3 shtator 2011

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; “Shkëlzen Berisha jepte urdhra për furnizimin e Gërdecit”, i cili flet për dokumentet e Ambasadës së SHBA. Disa tituj të tjerë janë; “Kabllogrami bombë: gjashtë politikanët shqiptarë të lidhur me krimin”, “Agron Kuliçaj i korruptuar, dyshojmë se ndihmoi Dritan Dajtin”, “Portreti i Fatos Nanos, nga burgu tek droga e Vajzës”.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Bomba e Wikileaks; Olldashi dhe Ruçi të lidhur me trafikantët”. Disa tituj të tjerë janë: “Ermela: Pse i braktisa personazhet e tjera të Big Borther, tregoj projekte për karrierën”, “Kombëtarja pa fat, Kuzhe humb me Currin dhe fiton me Lalën”.

Gazeta Shqiptare ka si argument kryesor; “Wikileaks për Nanon, burgu, akuzoi SHBA për komplot me Berishën”. Disa tituj të tjerë janë; “Ja si vidhen zgjedhjet, votat futen në kuti picash”, “Braçe: Zgjedhjet, PS humbi prej aleatëve”, “Rrëfimi i “vrasësit”: Gruaja ime qëlloi veten”.

Gazeta “Shqip” ka si titull kryesor për ditën e sotme: “Djali i Berishës kërcënoi gjeneralin” i cili flet për dokumentet e publikuara nga Wikileaks. Disa tituj të tjerë janë; “Kuvendi, PS kërkon seanca shtesë për rishikimin e kodeve”, “Policia, ndryshohen shefat e qarkullimit”, “Arvizu: Vendimet janë në dorën e opozitës”, “Humbje e hidhur e kuqezinjve, “gjelat” vuajnë, por fitojnë”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Për t’u abonuar dërgoni një kërkesë në adresën; pr@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE