Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
AMC, ofertuesi më i lartë për licencën e dytë 3G
English

AMC, ofertuesi më i lartë për licencën e dytë 3G

Tiranë, 5 shtator 2011, NOA - AMC bën me dije se ka marrë pjesë në tenderin e organizuar nga AKEP, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për dhënien e licencës së dytë celulare 3G në treg. Me përfundimin e periudhës së dorëzimit të ofertave dhe sipas informacionit zyrtar të shpallur nga AKEP, AMC ka bërë ofertën më të lartë. “Na presin shumë ndryshime në tregun 3G. Kompania AMC do të thyejë monopolin e 3G në Shqipëri. Kemi pritur me durim mundësinë për t’i dhënë tregut shqiptar produkte data të besueshme dhe me kosto efektive, në bazë të teknologjisë më të përparuar 3G. Abonentët tanë kanë rrjet komunikimi të cilësisë së lartë në çdo zonë të vendit; tashmë do t’u sigurojmë internet dhe akses në data me shpejtësinë më të lartë të mundshme. Sapo ka filluar një epokë e re në telekomunikacion”, tha drejtori ekzekutiv i AMC, zoti Dimitris Blatsios, në pritje të njoftimit zyrtar për kompaninë fituese. a.q/NOA

KOMENTE