English

Arrestohet pasi kafshoi një gjarpër piton

Kaliforni, 5 Shtator NOA - Bëhet fjalë për një lajm bombë: në Sakramento, në Kaliforni, një person 54-vjeçar është arrestuar pasi k kafshuar një gjarpër të llojit piton, duke e lënë zvarranikun në tokë në kushte tepër të rënda.

Akuza në drejtim të David Senk (emri i personit të arrestuar) është ajo e “mizorisë” ndaj kafshëve: personi u gjet ditën e premte në shtëpinë e tij, ku kishte rënë përtokë, në gjendje të fikti dhe me të gërvishtura në fytyrë.

Pitoni në krahun tjetër paraqiste dy të kafshuara të shkaktuara nga personi, ku sipas policisë ai ka qenë në gjendje të dehur.

Agresori, që përfundoi në burg dhe i duhej të paguante gjobën prej 10 mijë dollarësh për të fituar lirinë ka pohuar se ka probleme me alkoolin dhe se nuk mban mend aspak këtë episod.

Në veçanti Senk nuk mban mend se për çfarë arsye ka arritur të kafshojë gjarprin, që është jashtë rrezikut pasi u shtrua menjëherë në një ndërhyrje kirurgjikale urgjente.

Agresori ka bërë të ditur se do të ndihmojë pronarët e zvarranikut me mbulimin e të gjithë shpenzimeve shëndetësore.

r.b/NOA

KOMENTE