Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Të ftojmë ekspertët për Reformën Zgjedhore
English

Berisha: Të ftojmë ekspertët për Reformën Zgjedhore

Tiranë, 5 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kryeministri Berisha që nga foltorja e parlamentin në seancën e parë parlamentare për këtë sesion shprehu bindjen se zgjedhjet plotësuan dy kritere kryesore, liri dhe ndershmëri. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se, “Zgjedhje transparente do të thotë që secili pati vlerësimin e ndershëm, pati një risi të vërtetë, qëndrimi parimor që do të mbahej ndaj 762 votave të hedhura gabim, përfshi edhe Presidentin. Ne zgjodhëm ti numëronim cilido ishte verdikti i tyre, nëse 762 votat nuk do të numëroheshin do bëheshin 762 krime elektorale dhe nuk kishte njeri të përgjegjshëm që të bënte një krim të tillë”. Në vijim ai ftoi opozitën që pa humbur kohë për Reformën Zgjedhore të ftohen specialistët e OSBE- ODHIR, të Komisionit të Venecias dhe të shoqërinë civile duke u adresuar një për një, të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet për zgjedhjet. Ai shprehu garancinë se maxhoranca është e vendosur që bashkë me opozitën të punojë për të zbatuar të gjitha këto rekomandime, duke shtuar se kjo ftesë vjen në interes të vendit në tërësi. “Opozita në definicionin e vet, natyrisht ka kontrollin në çdo qelizë të ekzekutivit dhe parlamentit dhe institucioneve në tërësi, unë ju garantoj ju se do jeni të mirëpritur ta ushtroni këtë kontroll me të gjithë forcën që njohin ligjet. Unë uroj të largoheni nga disa praktika të mëparshme, sepse nuk besoj të ketë opozitë tjetër që të bllokoj heqjen e imunitetit”, u shpreh Berisha duke ftuar socialistët të votojnë këtë ligj që sipas tij fle prej 5 vitesh në sirtar. Ndër të tjera ai tha se ky ligj me kundërshtinë socialiste në parlament u dërgua në Komisionin e Venecias i cili bëri të gjithë ekspertizën e dhe e gjeti atë në përputhje me Kushtetutën, me kusht që të votohej me 3/5 e votave. Kreu i qeverisë theksoi se nga ajo ditë ligji po pret vetëm votën e opozitës, duke uruar, “Dhëntë zoti që të keni kurajon të votoni këtë ligj sa më shpejtë”. a.y/NOA

Në foto: Kryeministri Berisha në parlament

KOMENTE
  • nga Zicrra,,,20:30 - 05 Shtator 2011
    vetem heeeeeeeeec bisha e shqipris as mos ta nijn se e ke fitoren ne xhep sa her te perballesh me tipin ce ke perball,,urime nga bota e jashtme,,,,,