Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto: Censusi që nis në vjeshtë me standarde ndërkombëtare
English

Haxhinasto: Censusi që nis në vjeshtë me standarde ndërkombëtare

Tiranë, 5 shtator 2011, NOA - Kryediplomati shqiptar Edmond Haxhinasto, ka vlerësuar ligjin për regjistrimin e popullsisë, të hartuar në përputhje me standartet më të larta ndërkombëtare dhe me zero tentative për manipulim. Gjatë një deklaratë për mediat, së bashku me delegacionin e Këshillit të Europës për të drejtat e minoriteteve, Haxhinasto ka theksuar se censusi është një domosdoshmëri, që do të bëhet në përputhje me ligjin e miratuar. “Ligji për censusin është bërë në përputhje të plotë me standartet më të larta ndërkombëtare, dhe sigurisht janë të gjithë mekanizmat për të bërë të mundur që të evitohet çdo lloj manipulimi apo çdo lloj keqraportimi, përsa i takon asaj që zonjat e nderuara thanë, pra të drejtës së përfaqësuesve të etnive të caktuara për të deklaruar ose jo atë etni të cilës ato i përkojnë. Pra hapësira për manipulim është thuajse zero”, tha ministri i jashtëm. Të njëjtin mendim ka ndarë edhe përfaqësuesja e delegacionit të KiE-së, sipas të cilës secili ka të drejtë të identifikohet me anë të kombësisë që ai deklarohet. Sipas saj, regjistrimi i popullsisë do të realizohet për efekt statistikor. “Ky është një census që do zhvillohet për arsye statistikore por besoj se, secili ka të drejtën që të identifikohet me minoritetin, me kombësinë që ka. Nëse dikush dëshiron që të shprehë për një kombësi a për një tjetër, është e drejta e tyre themelore, gjë që është e parashikuar edhe në Konventë, që të shprehet lirshëm në lidhje me këtë përkatësi”, tha Wlson e cila nuk përjashtoi edhe një mundesi të rritjes artificiale të minoriteve në vendin tonë, si pasojë e këtij regjistrimi. a.q/NOA

KOMENTE