Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ke mbushur 30 vjeç? Je femër apo mashkull s’ka rëndësi, do një fëmijë
English

Ke mbushur 30 vjeç? Je femër apo mashkull s’ka rëndësi, do një fëmijë

Vëzhgim në moshat e reja dhe sondazh për martesën e fëmijën. Kur trashëgohen në Tiranë, rrethe dhe fshatra. Në botë dhe këtu në Shqipëri, mosha 30 vjeçare, është zbuluar se është koha jo vetëm që femrat preferojnë të kenë fëmijë por edhe periudha kur meshkujve i lind dëshira për t’u bërë prind Tiranë, 5 Shtator 2011 NOA / Arlinda Koçi - Një studim i fundit ka zbuluar se, dëshira fizike dhe emocionale e të dy gjinive, mund të shkaktojë lindjen e një reagimi instinktiv të brendshëm që i bën ata të etur për të qenë prindër. Kjo dukuri shfaqet zakonisht rreth moshës 30 vjeçare, nga një përzierje e faktorëve social, psikologjik dhe biologjik. Profesori i psikologjisë, Gary Brae shprehet: “Ethet dhe dëshira për të pasur një fëmijë duke ndryshuar kështu krejt papritur jetën e tyre, është vënë re të portretizohet më shpesh tek femrat, por së fundmi ka filluar të bjerë në sy edhe tek meshkujt.” Profesor Brase dhe gruaja e tij Sandra, të cilët kanë së bashku dy fëmijë, kanë intervistuar 1.200 njerëz për studimin e tyre, i cili u botua në revistën “Emotion”. Ata arritën në përfundimin se teoria klasike e të bërit prind, për shkak të biologjisë së brendshme dhe presioneve sociale, nuk ishte e pranishme vetëm tek femrat por edhe tek meshkujt. “Çiftet e reja, duke parë një fëmijë, duke dëgjuar zërin e një fëmije, duke nuhatur erën e foshnjave, mund të ndezi dëshirën për të pasur një fëmijë”, - thotë mjeku Brae. Sandra, grua e tij shtoi: “Edhe pse kam dëgjuar shpesh për njerëzit, të cilëve i lind dëshira e të pasurit një fëmijë, të shtyrë nga miqtë e familjes, u bëra kurioze të mësoja nëse do të kishte një shpjegim shkencor për praninë ose mungesën e dëshirës tek të dy gjinitë, gratë dhe burrat.” Çifti i studiuesve ka kaluar gati dhjetë vjet duke vëzhguar se përse të rriturit janë duke kapërcyer thirrjet e papritura për t'u bërë prind. Njerëzit shpesh shprehen se nuk preferojnë që të kenë një fëmijë, për shkak të parave jo të mjaftueshme, për shkak të pamjaftueshmërisë së kohës si dhe për shkak të mos pasjes së një partneri të përshtatshëm. Të gjitha këto, janë shumica e mendimeve racionale që u vlerësuan si faktorët kryesorë të këtij problemi. Në fakt kjo është një dukuri edhe shqiptare. Vëzhgimet e kryera në terren nga Instituti i Shëndetit Publik, tregojnë se mosha e konsideruar nga rinia në Tiranë, për të ndarë mendjen për martesë dhe trashëgim me fëmijë është ajo rreth të 30-ave. Kjo moshë ndryshon nga Tirana në rrethe dhe nga rrethet në fshatra. Meshkujt në Tiranë preferojnë të martohen pasi kanë kaluar të 30-at, kurse femrat e mendojnë këtë gjë pesë vjet më herët por e realizojnë gjithsesi më vonë. Në rrethe, sidomos ato që largohen më shumë nga metropoli, femrat destinohen të lidhen në martesë në moshën 20-25 vjeç, dhe të kenë fëmijën e parë afro një vit më pas. Kurse mashkulli i rretheve i përngjan atij në Tiranë duke u përqendruar tek të 30-at e sipër. Në fshatra, situata është edhe më e ndryshme. Atje femra përfundon në martesë midis moshës 16-20 vjeç dhe mashkulli midis moshës 19-25 vjeç. Fryti i martesës vjen në muajt në vazhdim. Sa i përket fëmijës, ajo që dallon në Tiranë është se pavarësisht kohës kur bëhen martesat, nxitimi për një bebe nuk është turravrap. Shumë çifte preferojnë të kalojnë dy ose tre vjet derisa të trashëgohen me fëmijën e parë që për shumë çifte është dhe i vetmi. a.k/e.t/NOA

KOMENTE