Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis sesioni i ri parlamentar, rikthehet opozita, ambasadorët vëzhgues
English

Nis sesioni i ri parlamentar, rikthehet opozita, ambasadorët vëzhgues

Tiranë, 5 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Pak çaste më parë ka nisur sesioni i ri parlamentar ku krahas ligjvënësve, të pranishëm janë edhe ambasadorët e akredituar në Shqipëri, si ai i SHBA Alexander Arvizu, ambasadorja e Francës Maryse Daviet dhe disa ambasadorë të tjerë. Prania e tyre pritet të jetë një ogur i mirë përpara reformave themelore me të cilat pritet të përballet vendi dhe që fillimisht para se të marrin jetë kanë nevojë për votën e deputetëve. Ndërkaq e veçanta e këtij sesioni të ri parlamentar është rikthimi në kuvend pas disa muajsh bojkoti i opozitës, pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist mesditën e sotme dhe pas deklaratës së kreut të tyre, Edi Rama i cili tha se socialistët do të jenë në çdo seancë parlamentare. Gjatë kësaj seance nuk pritet të jenë debatet e ndezura, por pritet fjala përshëndetëse e kryeparlamentares Jozefina Topalli si dhe miratimi i programit të punës. Ndërkaq kthimi i opozitës në parlament duket se korrespondon me faktin se në nëntor Shqipëria pret opinionin e KE-së për 12 rekomandimet për marrjen e statusit të kandidatit, që përkthehen në një sërë reformash të rëndësishme për integrimin e vendit. a.y/NOA

KOMENTE