English

Patozi: Presim votën e opozitës, Rama përgjegjës për bllokimin në parlament

Tiranë, 5 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi në fjalën e mbajtur në parlament duke iu drejtuar opozitës u shpreh se, ata u mundën si burrat në kryeqytet ku u rrëzua me votë pashallëku i kryetarit. Sipas tij kjo ndodhi pasi u luftua vetëm për mandatin e kryeministrit, por në zgjedhje nuk ka kështjella të pathyeshme. “Në prag të nisjes së këtij sesioni kam nisur me kujdes lajmet për kurs të ri të opozitës Uroj shumë që kjo lëvizje të mos jetë rend taktikë, sepse Edi Rama e ka bërë taktikë se sa herë humb zgjedhjet të gjejë ndonjë kurs të ri. Gjatë fazës përgatitore ka pasur një debat të gjatë për ndryshimet kushtetuese në qendër të të cilave ka qenë Edi Rama, por Kushtetuta nuk ndryshohet sa herë ndryshohen sesionet parlamentare. Ky vend nuk mund të ketë as dy Kode Zgjedhore dhe as dy Kushtetuta, njëra që e parashikon atë në pushtet dhe tjetra në opozitë”, u shpreh Patozi. Më tej ai shtoi se ka vetëm një përgjegjës për bojkotin dhe taktika bllokuese në kuvend për ligjet që prisnin dhe presin ende votim për integrim është Edi Rama. Në përfundim ai u shpreh se, “Nuk presim që vota e opozitës të ngrihet për çdo ligj, por aty ku është e nevojshme ajo duhet dhënë për integrimin e vendit. a.y/NOA

KOMENTE
  • Julian pashai19:56 - 05 Shtator 2011
    Po to or kopuk,qe kur na ben te zgjuarin???!!! Harron qe je thjesaht dordoleci i Saliut ne parlament???