English

Deputetët austriakë takojnë Berishën: Vlerësojmë arritjet e qeverisë

Tiranë, 6 shtator 2011, NOA - Kryeministri Berisha priti sot një delegacion austriak i përbërë nga anëtarë të Parlamentit austriak dhe i kryesuar nga z. Werner Amon, Kryeministri Berisha i njohu miqtë austriakë me reformat ekonomike, financiare, ne luftën kundër korrupsionit, në fushën e arsimit, reformat sociale etj. dhe shprehu mirënjohjen për një sërë projektesh të rëndësishme të realizuara me ndihmën e qeverisë austriake, siç ishte projekti i regjistrit elektronik të gjendjes civile të shtetasve, që bëri të mundur që zgjedhjet në Shqipëri të zhvillohen me një infrastrukturë zgjedhore nga më modernet në Evropë. Projekte të tjera të rëndësishme në bashkëpunim me qeverinë austriake janë edhe projekti i regjistrit të tokës, e-tax, e-health, etj. Siç njofton zyra e shtypit e kryeministrit, përfaqësuesit e delegacionit parlamentar austriak e siguruan Kryeministrin Berisha se kanë mbetur shumë të impresionuar nga arritjet e qeverisë shqiptare gjatë kësaj periudhe, ndërsa siguruan se do të jenë një zë shumë i fuqishëm për promovimin e Shqipërisë dhe imazhit të saj në Austri, në drejtim të nxitjes së investitorëve austriakë për të eksploruar mundësitë e mëdha që ofron ekonomia shqiptare. Gjithashtu, ata theksuan se Austria do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e fuqishme e rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit te plotë e të shpejtë në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar se Shqipëria është pa dyshim pjesë e Evropës. a.q/NOA

Në foto: Kryeministri Berisha dhe delegacioni austriak

KOMENTE