Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis tryeza e opozitës, mungojnë Dule, Ngjela e Gjinushi
English

Nis tryeza e opozitës, mungojnë Dule, Ngjela e Gjinushi

Tiranë, 6 shtator 2011, NOA – Një ditë pas ndërprerjes së bojkotit parlamentar disamujor dhe rikthimit në Kuvend të opozitës në krye të sesionit të ri kuvendor, opozita pritet të vendosë sot edhe për aksionin politik në vijim. Në barin në qendër të kryeqytetit ku po mbahet tryeza e partive të opozitës ka mbërritur edhe kryesocialisti Edi Rama, ndërsa më herët kishin mbërritur edhe krerët e partive aleate të PS-së, si Paskal Milo i PDS-së, Petro Koçi i PSV91 e Nard Ndoka, ndërsa mungojnë në takim disa eksponentë kyç të opozitës si Vangjel Dule i PBDNJ-së, Spartak Ngjela i PLD-së dhe Skënder Gjinushi i PSD-së, një nga kritikët e politikës së Ramës kohët e fundit. Tryeza e partive të opozitës nën drejtimin e liderit socialist Edi Rama sapo ka nisur dhe pritet që diskutimet e saj të mbështillen në shqetësimet e ditës për opozitën që janë reforma zgjedhore, ndryshimet kushtetuese, por edhe situata politike në vend, ndërsa Shqipëria është para marrjes së opinionit të KE-së për 12 prioritetet e vëna vjet për marrjen e statusit të vendit kandidat. Rikthimi i deputetëve socialistë në kuvend shënoi kursin e ri të opozitës, e cila siç edhe vetë lideri i opozitës Edi Rama deklaroi një ditë më parë u rikthye për t’u shndërruar në forcën lidership të integrimit të vendit në BE. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama theksoi dje se opozita do të rikthehet në kuvend, dhe do të marrë pjesë në çdo votim ligjesh e në çdo seancë plenare, duke nënvizuar se nuk do ta kushtëzojë votimin e reformave të rëndësishme sa i përket 12 prioriteteve të BE-së me ndryshimet kushtetuese, të cilat kundërshtohen nga kryeministri Berisha. Sipas Ramës kushtetuta nuk ndërrohet me pahir, andaj ai pohoi se opozita do t’i ofrojë ndryshimet kushtetuese, porse do t’ia lërë në dorë popullit të gjykojë se kush kërkon të bëjë shtet për të gjithë. Rama deklaroi se kryeministri Berisha kërkon të zaptojë edhe postin e Presidentit dhe nën maskën e tij të sundojë mbi institucionet kushtetuese. Ai ritheksoi se opozita nuk do të ndalë luftën ndaj pushtetit gllabërues të Berishës, porse tha këtë luftë ajo do ta bëjë duke u kthyer në nismëtare të reformave të rëndësishme për vendin, duke veçuar këtu 12 prioritetet e BE-së, për të shmangur siç tha ai, një refuzim të dytë të Shqipërisë. Tryeza e partive të opozitës, edhe pse në mungesë të disa eksponentëve kyç pritet të përfundojë edhe me një deklaratë për mediat. mit/NOA

KOMENTE