Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spahiu: Qeveria të zbatojë rekomandimet e Brukselit, jo Athinës
English

Spahiu: Qeveria të zbatojë rekomandimet e Brukselit, jo Athinës

Tiranë, 6 shtator, NOA – Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu tha sot se procesi i regjistrimit të popullsisë nuk duhet të bëhet në mënyrën sesi e ka programuar qeveria. Ai ka theksuar se në 12 prioritetet e BE-së nuk është përcaktuar se regjistrimi i popullsisë duhet bërë në këtë mënyrë. “Kemi një rekomandim të 13-të, që është i Athinës dhe jo i Brukselit. Ne nuk e kemi luksin që të fshehim numrin e popullsisë. Nuk e duam mbështetjen e Athinës, jo se nuk i duam miqtë, por duam që të jenë të sinqertë”, tha sot Spahiu në një konferencë të Aleancës Kuq e Zi, ku përfaqësues të shoqërisë civile kanë diskutuar për procesin e regjistrimit. Spahiu u shpreh se qeveritarët shqiptarë duhet të jenë më të qartë dhe të dijnë se çfarë duhet bërë. “Ka ardhur momenti që shqiptarët të jenë të vendosur për procesin e integrimt të tyre për shqiptarët është i rëndësishëm Brukseli dhe jo Athina”, tha ai. a.k/NOA

KOMENTE