Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Strukturat paralele thrrasin serbët në protestë
English

Strukturat paralele thrrasin serbët në protestë

Kosovë, 6 shtator, NOA - Përfaqësues të pushtetit lokal në veri të Kosovës kanë paralajmëruar barrikada të sërishme, nëse KFOR-i vazhdon me bllokadën e rrugëve alternative që lidhin Kosovën me Serbinë. Kryetari paralel i komunës së Zveqanit, Dragisha Milloviç theksoi se KFOR-i plotësisht ka bllokuar rrugën që çon në drejtim të Novi Pazarit në fshatin Izvor afër Banjskës, dhe se situata në veri është duke u acaruar. Sipas tij, KFOR-i po përpiqet që kalimet administrative t’i shndërrojë në kufi, me ç’rast është vënë në shërbim të institucioneve të Kosovës dhe Hashim Thaçit. “Nëse rrugët alternative në veri të Kosovës mbyllen hermetikisht, nuk do të lejojmë qarkullimin e automjeteve të KFOR-it nëpër veri, dhe nëse duan t t’i furnizojnë ushtarët e tyre, këtë mund ta bëjnë vetëm nga ajri”, ka porositur Millovic. Ndërkaq, i ashtuquajturi kryeshefi i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkovic, duke komentuar paralajmërimet për kthimin e barrikadave nga ana e serbëve lokalë, ka thënë se bëhet fjalë për një hap të arsyeshëm të qytetarëve, dhe se kjo është e drejtë e tyre legale për t’ju kundërvënë në mënyrë të qetë veprimeve të fundit të KFOR-it. “Qytetarët nuk do të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe të jenë vetëm spektatorë duke shikuar mbylljen e pikave kufitare, pastaj si duhet jetuar në geto dhe si bashkësia ndërkombëtare duhet t’i pushtojë ata me tela gjemborë. Pres që popullata të dalë në rrugë dhe në mënyrë të qetë të shprehet kundër ndarjes nga republika e Serbisë”, tha Nedelkoviç. NOA

KOMENTE