English

Vula doganore e Kosovës, Tahiri: Pala serbe ka frikë të vërtetën

Beograd, 7 shtator 2011, NOA – Kryetarja e delegacionit të Prishtinës në bisedimet KosovëSerbi, Edita tahiri duke folur sot për mediat serbe tha se, Serbia ka pranuar vulën doganorë të Kosovës, në raundin e fundit te bisedimeve në Bruksel dhe se Stefanoviç ka frikë të thotë të vërtetën para opinionit publik. Kur gazetarët serbë kanë kërkuar prova për të vërtetuar deklaratën e saj, Tahiri ka thënë: “Duhet të pyesni negociatorin tuaj Borislav Stefanovic për tju dhënë draft marrëveshjen dhe do ta shikoni vetë.Unë do ti tregoj marrëveshjen medias tonë ndërsa po presim një letër zyrtare nga Robert Kuper bashkë me tekstin zyrtar të marrëveshjes”. Sipas të përditshmes serbe Blic,kryetarja e grupit negociator shtoi se Stefanovic propozoi opsione të tjera të cilat nuk janë pranuar por se ka frikë të thotë të vërtetën në publik. Sipas saj, marrëveshja e vulvae doganore do të implementohet sipas rregullave të CEFTA-s. “Për sa kohë që qeveria e Kosovës është e interesuar do të kemi përfaqësuesit tanë në pikat kufitare 1 dhe 31. Implementimi i marrëveshjes do të nisë menjëherë sapo të dy palët të jenë gati, dhe është rënë dakord që të aplikohet më 10 shtator”, tha Tahiri. Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanovic tha se, Prishtina po interpreton marrëveshjen në mënyrë të njëanshme dhe sipas interesave të saj. Bodganovic shtoi se është e papranueshme që policë doganorë kosovarë të vendosen në pikat doganore, në kufi me Serbinë, dhe kjo do të ishte e rrezikshme. a.q/NOA

KOMENTE