Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto pret zyrtarin e diplomacisë greke, diskutohet integrimi
English

Haxhinasto pret zyrtarin e diplomacisë greke, diskutohet integrimi

Tiranë, 8 shtator 2011, NOA - Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, priti sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Yannis-Alexis Zepos. Zyra e shtypit e kësaj ministrie bën me dije se, temë bisedimesh ka qenë kryesisht, bashkëpunimi mes dy vendeve dhe mbështetja që Greqia kërkon t’i japë vendit tonë në rrugën drejt integrimit. Zepos nënvizoi se, Greqia do të vazhdojë të jetë nga mbështetësit kryesorë në përpjekjet që bën Shqipëria për integrimin evropian, duke ofruar asistencën e saj konkrete në këtë drejtim. Ai vlerësoi kontributin e shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe u shpreh se ata janë një urë e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Kryediplomati shqiptar Haxhinasto theksoi nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve. Ai tha se me vullnetin dhe angazhimin e përbashkët që ekziston, do të realizojmë progres dhe hapa konkrete në gjithë çështjet që ekzistojnë midis dy vendeve tona. Marrëdhëniet me Greqinë janë substanciale,- u shpreh Ministri Haxhinasto dhe perceptimi publik për to duhet të reflektojë këtë substancë. Duke falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë ndaj integrimit të Shqipërisë në BE, Haxhinasto tha se shpreson që opinioni i Komisionit Evropian të bazohet në zhvillimet pozitive në parlamentin shqiptar. a.q/NOA

KOMENTE