English

Kryetari i OSBE: Qeveria u jep mediave reklama publike në mënyrë selektive

Tiranë, 8 Shtator 2011 NOA - Në lidhje me median, në raporton që kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, mbajti sot para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, thuhet se liria e shprehjes përgjithësisht respektohet. Po ashtu konfirmohet se nuk ka ndonjë rast të ndonjë gazetari të çuar në gjykatë nga shteti për shkak të bindjeve të shprehura publikisht. Por raporti evidenton njëkohësisht se Qeveria mbështet mediat në mënyrë selektive. “Ajo që po vihet re, është se qeveria është në gjendje të "inkurajojë" disa media më shumë se të tjerat, ose duke u dhënë në mënyrë selektive reklama publike”. Më tej, shefi i Prezencës thotë se Qeveria mbështet mediat në mënyrë selektive edhe ‘duke përdorur dispozita të veçanta në kontrata qiradhënieje për mjedise shtetërore me media të caktuara, në një përpjekje për të nxjerrë disa dhe/ose për të futur në këto mjedise disa të tjera”. Për sa i përket politikave, Komisioni Parlamentar për Integrimin Evropian, miratoi Projektligjin për Transmetimet me Zë dhe/ose me Figurë, duke verifikuar përputhshmërinë e tij me direktivat e BE-së. Kreu i OSBE vlerëson se “ky projektligj ka të meta serioze në lidhje me kompetencat që i jepen organit mbikëqyrës të medias elektronike, si edhe sa i përket përbërjes politike të këtij organi”. Në këtë pikë shefi i OSBE evidenton se Kuvendi ra dakord t'ia rikthente këtë projektligj një grupi pune për të trajtuar shqetësimet e ngritura nga Prezenca. “Një projektstrategji për kalimin në transmetime dixhitale është ende duke qarkulluar në qeveri dhe në Kuvend, ndërkohë që procesi i konsultimit publik ka mbetur në vend. Dispozitat ligjore në Kodin Penal dhe atë Civil, si edhe ligji për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare, kanë nevojë për reformë të mëtejshme”, - vihet në dukje në raportin e OSBE. e.t/NOA

Shefi i OSBE: Qeveria, sulme të ashpra Topit dhe Ina Ramës

Kreu i OSBE: Në vend të dialogut, opozita organizoi "21 Janarin"

Raporti i plotë i kreut të OSBE për Shqipërinë

KOMENTE