Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plani urbanistik, Tirana pikënisja e projektit të parë të Bashës
English

Plani urbanistik, Tirana pikënisja e projektit të parë të Bashës

Tiranë, 8 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Plani urbanistik i kryeqytet për vite të tëra është cilësuar si handikapi i punës së pushtetit vendor në qytetin më të madh të vendit.

Dje

Më shumë së tre vjet më parë, administrata e majtë e asokohe, nën drejtimin e Edi Ramës prezantoi një projekt – plan se si duhet të ishte Tirana e së ardhmes. Projekti i paraqit nga një studio franceze, “Architecture-Studio”. Sipas këtij plani, në vend të gropave e rrugëve të ngarkuara do të kishin qendra biznesi dhe shëtitore të mbushura me dyqane mode e kafene të vogla. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të rrethohej nga shatërvanë që do krijojnë pasqyra uji. Stacioni i Trenit do kthehej në një qendër të madhe biznesi. Do shtoheshin sipërfaqet e gjelbra në gjithë këtë hark.

Sot 2 muaj pas marrjes zyrtarisht të detyrës së re dhe rotacionit politik në institucion, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha nisi punën për hartimin e planit të ri urbanistik. Thithja e mendimit të ekspërtëve urbanistë dhe akademikë ka qenë hapi i parë i Bashës për planin e ri. Duke folur në këtë takim për planin urbanistik të Tiranës, kryebashkiaku Basha tha se qyteti përballet me sfida të shumta dhe një ndër to është plani i ri urbanistik , që është në interes të qytetarëve. “Do të zgjidhim konfliktin artificial të krijuar prej vitesh. Tiranës i ka munguar një plan urbanistik. Ky plan urbanistik mungon prej 10 vjetësh. Po ne pas 10 muajsh do kemi një plan urbanistik”, ka deklaruar Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha. Ai theksoi se plani urbanistik prodhon zhvillim për vendin dhe nëpërmjet tij, Bashkia kërkon tu vijë në ndihmë grupeve në nevojë. “Do kemi bashkëpunim me botën akademike. Hartimi i planit është i hapur ndaj opinioneve”, tha Basha. Sipas tij plani urbanistik do të kalojë në disa faza dhe tashmë është koha që Tirana të ketë infrastrukturë të re.

Dimensioni fizik rregullator

Plani rregullues do të jetë guri i themelit për zhvillimin urbanistik të kryeqytetit. Vlerësimi i drejtë i pronave, zhvillimi i moderuar urban, sigurimi i hapesirave të nevojshme publike dhe ndërtimi i legjeve me një cilësi të konsiderueshme jetese do të mishërohen në opsionet e hedhura në tryeze nga Plani Rregullues. Ky plan do të jetë një instrument i drejtë për investitorët dhe ndërtuesit për të zhvilluar qytetin dhe jo më një instrument spekullimi me këtë industri. “Dimensioni infrastrukturor, zhvillimi urban i Tiranës nuk do të kishte kuptim pa investimet e duhura në infrastrukturë dhe pa planifikimin e duhur infrastrukturor. Ka ardhur koha që Tirana të jetë ambicioze edhe në investimet infrastrukturore. Infrastruktura si unaza e madhe apo tramvaji do të mishërojnë edhe në planin e infrastrukturave risitë dhe ambiciet bashkohorë të qytetit tone”, ka deklaruar kryebashkiaku Basha.

Nesër

Parimet kryesore që do të ruhen nga administrata Basha për planin janë:

1-Zhvillimi i qëndrueshëm i qytetit, që do t’i hapë rrugën zhvillimit ekonomik dhe mjedisor të Tiranës duke nxitur dhe hapjen e vendeve të reja të punës në qytet. 2-Harmonizimi i interesave publike dhe interesave private që do të rezultojë në mbrojtjen e hapësirave publike dhe atyre të gjelbra. 3-Harmonizimi me komunat dhe bashkitë përreth Tiranës, dhe arritja e një konsensusi sa më të gjerë me banorët e Tiranës. 4-Plani i ri urbanistik do të synojë përmirësimin e transportit publik, lehtësim e trafikut, përmirësimin e sistemit të mbledhjeve dhe trajtimit të mbeturinave urbane dhe bërjen e Tiranës një qytet më të jetueshem dhe më atraktiv për banorët e tij. 5-Gjithashtu, plani do të synojë zbatimin e një formule të menaxhimit të pronës private në mënyrë që të evitojë spekulimet dhe të sigurojë një shpërndarje sa më të drejtë të përfitimeve të zhvillimit.

Historiku i Planeve urbanistike

Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit (AQTN) disponon një dokumentacion shumë të pasur në fushën e urbanistikës, për të gjitha qytetet shqiptare dhe veçanërisht për qytetin e Tiranës. Ky përshkrim i shkurtër urbanistik i qytetit të Tiranës do të bazohet plotësisht në dokumentet e AQTN-së, duke filluar nga dokumenti i parë që i përket vitit 1917 e deri tek plani rregullues i vitit 1990.

Ky përshkrim urbanistik ka për qëllim të japë disa njohuri historike urbanistike për qytetin e Tiranës, disa aspekte të zhvillimit të tij urbanistik, shtrirjen e tij territoriale dhe rritjen e tij si qendër banimi, administrative, industriale, etj. Në periudhën e pushtimit austro-hungarez kemi dokumentin e parë vizatimor, që është një planimetri e qytetit të Tiranës, në Shk. 1:5000 (Situacion topografik) viti 1917.

a.q/NOA

KOMENTE