Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidentja Jahjaga kokulur!
English

Presidentja Jahjaga kokulur!

Në krye të shtetit të Kosovës është një kukull e dirigjuar nga ndërkombëtaret dhe që vepron në bazë të urdhrave të tyre dhe jo në bazë të interesave te popullit Vera Dushi & Ilir Kadriu* Vendimi i EULEX-it për të mos përkrahur aksionin e policisë së Kosovës në Veri ka qenë vendim i lartë i Brukselit. Kjo vërehet edhe në kërkesën apo ta quajmë më mirë urdhrin e Catherine Ashton drejtuar presidentes Jahjaga të cilës i kërkon qe aksioni në veri të mos përsëritet. E përkëdhelura e ambasadorit Dell tani është shndërruar në kukull të Catherine Ashtonit dhe po i miraton të gjitha kërkesat e saj, sikur qe u pajtua për të mos e përsëritur aksionin në veri. Komisarja e BE-së për siguri Ashton e ka quajtur të njëanshëm aksionin e policisë e që rezultoi me marrjen e pikave doganore në veri, gjë që i dha fund kontrabandës nga serbët. Kjo është njësoj si e kanë quajtur serbët! Pra, duhet të kuptojmë se Jahjaga është pajtuar me një proserbe e shëmtuar si Ashtoni që ka thënë se kjo punë duhet te zgjidhet me dialog, Kjo i bie që ne duhet ta lusim Serbinë që të na e kthejë kontrollin në veri apo të pajtohemi me ndarjen e Kosovës!! BE-ja sikur po frikësohet nga Serbia sepse është duke e toleruar shumë dhe po i lëshon pe ndaj kërcënimeve që po i bënë Serbia Kosovës tash e 12 vjet pas “çlirimit”. Në krye të shtetit të Kosovës është një kukull e dirigjuar nga ndërkombëtaret dhe që vepron në bazë të urdhrave të tyre dhe jo në bazë të interesave te popullit. Për shkak të anëtarësimit të Kosovës në BE qeveria e Kosovës është e gatshme ta fus edhe çështjen e veriut në bisedimet me Serbinë e që do të rezultonte me ndarje të Kosovës dhe prishjes se kufijve në Ballkan. Shtetin e Kosovës e udhëheqin dy njerëz të ndikuar dhe të udhëhequr nga ndërkombëtarë për interesa te tyre. Këto "kukulla" duhet të largohen nga pushteti dhe në vend të tyre të vijnë njerëz me ideale kombëtare që do ta shpëtonin këtë popull nga mjerimi. Ne Kosovë ende nuk ekziston ndonjë parti që është e udhëhequr nga ideali për një komb të bashkuar. Vetëm FDBK po i kundërshtohet me sukses servilizmit dhe antishqiptarizmit të politikanëve të Kosovës që pranojnë një “shtet” të Kosovës si shtet eksperimental i eksperimentuar nga BE-ja. * Dërguar nga autorët, qëndrimet janë personale

KOMENTE