Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenca zbardh takimin Topi - Arvizu: Duhet dialog i shpejtë për reformat
English

Presidenca zbardh takimin Topi - Arvizu: Duhet dialog i shpejtë për reformat

Tiranë, 9 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Presidenti Bamir Topi ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu. Në takimin i cili zgjati për rreth 80 minuta u diskutua mbi çështje aktuale të situatës politike dhe institucionale në vend me theks në domosdoshmërinë e bashkëpunimit politik mes klasës politike shqiptare në funksion të reformave të rëndësishme për konsolidimin demokratik dhe institucional të shtetit si dhe zhvillimin dhe integrimin e vendit. Sipas faqes zyrtare të presidencës presidenti Topi dhe ambasadori i SHBA-vë në Tiranë ndanë të njëjtin mendim se mazhoranca dhe opozita duhet të rinisin dialogun konstruktiv institucional dhe të nxisin bashkëpunimin reciprok në shërbim të së ardhmes së vendit. Presidenti Topi vuri në dukje se klasa politike shqiptare duhet të bashkojë përpjekjet në mënyrë që kontributi i saj në përballjen me sfidat më të rëndësishme politike dhe ato të integrimit të jetë i dukshëm dhe efikas. Në këtë kontekst, Kryetari i Shtetit theksoi se reforma zgjedhore është një ndër hapat më imediatë, që kërkon angazhimin maksimal dhe vullnetin e duhur të palëve çfarë pritet të garantojë një kornizë ligjore në shërbim të përmirësimit të standardit të proceseve të ardhshme elektorale në vend. Në këtë pikë, edhe Ambasadori amerikna Arvizu theksoi domosdoshmërinë e çuarjes përpara të reformave, dhe për këtë këtë përgjegjësia i takon klasës politike shqiptare. Temë e bisedës mes Presidentit Topi dhe Ambasadorit Arvizu ishte gjithashtu dhe situata në rajonin ballkanik. Presidenti Topi u ndal në vizitën e tij të fundit në Serbi në Samitin e 9-të Rajonal të UNESCO-s të Krerëve të Shteteve të Evropës Juglindore dhe takimin me Presidentin e Serbisë Boris Tadiç, të cilit ndër të tjera i rikonfirmoi homologut të tij serb se “Shqipëria mbështet bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë për çështje praktike, si dy shtete të pavarura dhe sovrane në dobi të përmirësimit të jetës së qytetarëve në të dy vendet”, - ndërkohë që nënvizoi se “Shqipëria mbështet plotësisht tërësinë territoriale të Kosovës në kufijtë e saj aktualë të njohur ndërkombëtarisht”. Nga ana e tij, Ambasadori Arvizu vlerësoi rolin moderator të faktorit shqiptar për paqen dhe stabilitetin në rajonin ballkanik dhe qëndrimet konstruktive të politikës së jashtme shqiptare, të dëshmuara edhe përgjatë zhvillimeve më të fundit atje. a.q/NOA

KOMENTE