Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prokurorët mbështetje kolegëve të Vlorës: Zbardhni vrasjen e gjyqtarit
English

Prokurorët mbështetje kolegëve të Vlorës: Zbardhni vrasjen e gjyqtarit

Tiranë, 9 shtator 2011, NOA - Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, i shpreh ngushëllimet e thella familjes dhe të afërmve të gjyqtarit të Rrethit Gjyqësor Vlorë, Skerdilajd Konomi, i cili humbi jetën sot nga një atentat i tipit terroristo- mafioz. Shoqata e Prokurorëve dënon ashpër krimin e ndodhur, duke e konsideruar si ngjarjen më të rëndë që ka ndodhur ndaj një përfaqësuesi të sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Me këtë rast, Shoqata u bën thirrje kolegëve prokurorë që po merren me hetimin e kësaj ngjarjeje, të bëjnë të pamundurën për zbardhjen sa më shpejt dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi mafioz të pashembullt. Shoqata e Prokurorëve, shpreh besimin se gjyqtarët, prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe punonjësit e tjerë të sistemit të drejtësisë, pavarësisht kësaj ngjarjeje tejet të rëndë, do të vazhdojnë të tregojnë angazhim maksimal duke qëndruar të palëkundur në luftën ndaj krimit. a.q/NOA

KOMENTE